Flash

Video/ Champions nis nën shenjën e Juventus: super performancë e skuadrës së Motta, fiton edhe Aston Villa

Lapsi.al 17 September 2024
Video/ Champions nis nën shenjën e Juventus: super performancë e

Nuk mund të kishte një debutim më të mirë për Juventus, që festoi rikthimin në Champions League duke mposhtur 3-1 PSV, që ishte e pamposhtur në Eredivisie. Sukses në transfertë në ndeshjen tjetër edhe për Aston Villa, që mposhtën 0-3 Young Boys.

JUVENTUS 3-0 PSV

Bardhezinjtë festojnë rikthimin në Champions League pothuajse shtatëqind ditë pas herës së fundit, me një fitore evidente ndaj PSV.

Yildiz zhbllokoi ndeshjen në minutën e 21', duke shenjuar debutimin e tij në turne me një gol impresionues. Një gol i stilit Del Piero, të cilit i theu edhe rekordin duke u bërë golashënuesi më i ri i Juventus në turne. Më pas golat e McKennie (27') dhe Nico Gonzalez (52') siguruan rezultatin. Në fund Saibari (93') mposhti për herë të parë në sezon mbrojtjen e Juventus.

Aventura e re evropiane e Zonjës fillon me një 3-1 të shënuar nga një Yildiz i versionit Del Piero (golat e tjerë nga McKennie dhe Nico Gonzalez). Thiago Motta, në debutimin si trajner në Champions League, zgjidhi problemin e golave të ndeshjeve të fundit. E meta e vetme ishte goli i pësuar në fund (gol nga Saibari), i pari i sezonit. Shumë i fortë Juventus për PSV-në, që pas një fillimi të mirë nuk mundi të përballonte ndikimin e Yildiz dhe shokëve të tij: humbja e parë e sezonit për kampionët e Holandës.

YOUNG BOYS 0-3 ASTON VILLA

Nuk pati praktikisht ndeshje mes Young Boys dhe Aston Villa, me anglezët që shënuan pesë herë, por dy gola u anuluan nga VAR. Zviceranët rezistuan vetëm 27 minuta, kohë kur Tielemans shënoi golin e avantazhit për britanikët. Një asist i McGinn që u shfrytëzua në mënyrën më të mirë për golin që zhbllokoi ndeshjen. Ramsey dyfishoi shifrat 9 minuta më vonë, pas një asist të Watkins, të cilit iu anulua me VAR goli i tretë në minutën e 43'.

Lexo më tejVideo/ Yildiz shënon si Del Piero e feston si ai, duke i thyer rekordin historik: shihni golat të krahasuar

Young Boys pothuaj nuk ishte në fushë dhe Aston Villa shënoi një tjetër gol me Duran, në minutën e 78', edhe ky i anuluar me VAR. Takimi me trisin vetëm sa ishte shtyrë për Villians, sepse Onana bëri 0-3 në minutën e 86' pas një asisti të Tielemans.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI