Flash

City u përplas në murin zikaltër, elozhe nga Guardiola: "Inter ekip i mrekullueshëm, jo rastësisht kampionë"

Lapsi.al 19 September 2024
City u përplas në murin zikaltër, elozhe nga Guardiola:

"Ishte një ndeshje e vështirë, Inter është një ekip i mrekullueshëm, që luan shumë mirë në kundërsulm dhe mbrohet shumë mirë. Por mua më pëlqeu gjithçka në ekipin tim, sepse e di se me çfarë skuadre u përballëm. Ata nuk janë kampionë të Italisë rastësisht. Ne luajtëm më mirë se në finalen e Stambollit dhe në pjesën e dytë patëm 4-5 raste. Ata vetëm një me Lautaron në fund, por ne jemi gjithashtu një ekip fantastik”. Kështu e analizon Pep Guardiola ecurinë e City të tij ndaj zikaltërve në debutimin në Champions.

Lexo më tejMarotta pa frena pas barazimit të Inter në shtëpinë e City: "Mund të fitojmë Champions"

“Nuk ka asgjë që më ka lënë të pakënaqur, më ka pëlqyer gjithçka. Jam shumë i lumtur që mund të sulmoj me 11 lojtarë që dinë të mbrohen, të dublojnë dhe kur kanë topin vrapojnë. Padyshim që edhe ne u mbrojtëm, të paktën një dy raste duhet t'ia lejosh Interit - vazhdoi Guardiola në Prime, pas barazimit 0-0 kundër zikaltërve -. Në këtë nivel nuk mund të kesh 20 mundësi për gola, ne patëm 5. Luajtëm edhe më mirë se finalen e dy viteve më parë, por këtë herë nuk fituam”, e mbylli tekniku spanjoll.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI