Flash

Pas SKY ECC zbërthehet edhe aplikacioni “Fantazma” ku flisnin kriminelë e mafiozë

Lapsi.al 18 September 2024
Pas SKY ECC zbërthehet edhe aplikacioni “Fantazma” ku flisnin

Dhjetëra njerëz janë arrestuar si pjesë e një hetimi mbi një rrjet të koduar të mesazheve të njohur si "Ghost", (Fantazma) i pari i këtij lloji që dyshohet se administrohet nga një australian dhe që është trumbetuar si një platformë e "e pahakueshme". Jay Je Yoon Jung, një shtetas australian 32-vjeçar u arrestua dhe u akuzua për krijimin dhe drejtimin e platformës.

"Ekipet tona taktike ishin në gjendje ta ndalnin atë dhe disa pajisje në më pak se 30 sekonda" – tha një prej zyrtarëve të policisë.

AFP raporton se Ghost u identifikua nga autoritetet ndërkombëtare në vitin 2022 që nisën një operacion të quajtur “Kraken”. Gjatë të martës dhe të mërkurës, si rezultat i atij hetimi të gjatë janë vënë në pranga rreth 50 persona në Australi, por edhe në Irlandë, Itali, Suedi dhe Kanada. 38 persona ishin arrestuar vetëm në Australi.

AFP raporton se qindra kriminelë si dhe anëtarë të krimit të organizuar italian, të Lindjes së Mesme dhe Koresë kanë përdorur Ghost për të “importuar droga të paligjshme dhe kryer krime të tjera”. Policia pretendon se Jung e krijoi rrjetin 9 vjet më parë kur ishte vetëm 23 vjeç. Autoritetet e përshkruan atë si një "kompjuterist" pa histori kriminale dhe që jeton me prindërit e tij.

Platforma kishte vepruar në hije gjatë dy viteve të fundit, por kishte filluar të fitonte më shumë abonentë. Pajisja shitej për 2 350 dollarë së bashku me një kosto abonimi 6-mujor.

Krijuesi i saj mburrej se ajo ishte e padepërtueshme nga policia, por hetuesit arritën t’i infektojnë pajisjet dhe të futen brenda tyre. Llogariten me shumë se 7 200 pajisje të shitura në mbarë botën nga kjo platformë. Policia e ka mbyllur platformën, e cila do të çmontohet kur të përfundojnë hetimet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI