Flash

Greqia ndalon celularët nëpër shkolla: Do vendosim bllokues valësh nëpër klasa

Lapsi.al 18 September 2024
Greqia ndalon celularët nëpër shkolla: Do vendosim bllokues

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se qeveria e tij do të ndërmarrë disa masa në mënyrë që të evitojë përdorimin e celularëve nga nxënësit në orarin mësimor. Ai theksoi se do të vendosen bllokues valësh në institucione arsimore. Gjatë takimit me Presidenten e Republikës, Katerina Sakellaropoulou, ai tha se ky është një vendim që ai e ka diskutuar me ministrin e Arsimit.

“Unë e konsideroj shumë të rëndësishëm angazhimin për ndalimin e përdorimit të celularëve gjatë shkollës. E kuptojmë kur themi celularin në çantë. Çështja është se ne të gjithë e kuptojmë se kjo ndihmon vetë procesin e të mësuarit. Kemi diskutuar për furnizimin e shkollave me bllokues valësh, në mënyrë që nxënësit të mbyllin celularët dhe t’i marrin kur të dalin ”, tha konkretisht Kyriakos Mitsotakis.

Përveç kësaj, kryeministri grek theksoi se ekziston mundësia që nxënësve t’iu merren celularët në nisje të mësimit dhe t’i marrin në përfundim.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI