Flash

OKB miraton rezolutën e Palestinës kundër Izraelit/ Zbulohet si votoi Shqipëria

Lapsi.al 18 September 2024
OKB miraton rezolutën e Palestinës kundër Izraelit/ Zbulohet si
Me një hap simbolik që tregon izolimin e vazhdueshëm ndërkombëtar të Izraelit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar me shumicë dërrmuese një rezolutë që e urdhëron atë të largohet nga territoret e pushtuara palestineze brenda një viti. Votimi jo-detyrues pason një vendim historik në korrik nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) që i kërkon Izraelit të ndërpresë "praninë e tij të paligjshme në territorin e pushtuar palestinez sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ndalojë menjëherë të gjitha aktivitetet e vendbanimeve atje". Rezoluta e së mërkurës u miratua me 124 vota pro, 14 kundër dhe 43 abstenime, duke u pasuar me duartrokitje në sallën e asamblesë së përgjithshme në Nju Jork. Shqipëria abstenoi së bashku me disa vende të tjera europiane ndërsa vetë Izraeli dhe SHBA votuan kundër rezolutës. Ky është një nga rastet e rralla ku Shqipëruia voton ndryshe nga SHBA në OKB.  Result of the vote Rezolutat kundër Izraelit nga asambleja e përgjithshme janë të shpeshta, por kjo është e para që nga viti 1982 që shpreh hapur sanksionet kundër Izraelit. Rezoluta thotë: “Shqetësimet e Izraelit për sigurinë nuk mund të tejkalojnë parimin e ndalimit të përvetësimit të territorit me forcë”. Kjo është gjithashtu rezoluta e parë e paraqitur nga Palestina që kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi në maj me 143 vota pro dhe 9 kundër për të përmirësuar statusin e Palestinës si vëzhgues në OKB duke i dhënë delegacionit palestinez të drejtën për të paraqitur rezoluta. Ky votim erdhi pasi SHBA kishte përdorur veton e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në prill për të bllokuar Palestinën që t'i jepej statusi i plotë i OKB-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI