Flash

Kërcënuan Armand Dukën, lirohen nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij

Lapsi.al 18 September 2024
Kërcënuan Armand Dukën, lirohen nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi

Kryetari i klubit të futbollit “Iliria” i Fushë Krujës, Nazmi Selmani së bashku me nipin Petrit Selmani janë liruar ditën e sotme nga burgu. Selmani u arrestua bashkë me djemtë e tij dhe një tjetër person pasi akuzohen se kanë kërcënuar Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Konflikti mes tyre ka ardhur pasi Selmani ka kërkuar që Duka t’i fusë një nga djemtë në kombëtare. Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, që aktualisht është i angazhuar si portier në ekipin e Tiranës. Rreth orës 21:30 më 31 gusht 2024, Nazmi Selmani, dy futbollistët Santiago Selmani e Brajan Selmani dhe Redian Haxhi e Petrit Selmani kanë kërcënuar Dukën me anë të një mesazhi telefonik dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa.

Po ashtu është zbardhur edhe mesazhi që presidenti i klubit të futbollit "Iliria", Nazmi Selmani i ka dërguar Dukës. Në mesazh thuhet: “…pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI