Flash

Beleri: Rama është pengesa e Shqipërisë në BE

Lapsi.al 18 September 2024
Beleri: Rama është pengesa e Shqipërisë në BE

Në një intervistë për MCN TV, eurodeputeti Fredi Beleri, ish-kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë, ka komentuar edhe ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë, që pritet të hyjë në një fazë shumë më rigoroze.

Sipas Belerit dhe në përvojën e tij të shkurtër në PE, nuk ka në të vërtetë ndonjë mbështetje të madhe në BE për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të cilin ai thotë se e ka propaganduar këtë mbështetje inekzistente.

"Pas marrjes së statusit kandidat në vitin 2014, nuk ka bërë ndonjë hap të rëndësishëm drejt afrimit në Bashkimin Europian. Duke kontrolluar shumicën e mediave në Shqipëri, propagandon sikur ka njerëz që e mbështesin në BE. Për fat të keq ai që e pengon Shqipërinë është zoti Rama. Të gjitha shtetet që aspirojnë dhe duhet të bëhen pjesë e BE, parimet e shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e gjyqësorit, duhet të jenë të panegociueshme.

Do isha shumë i lumtur që shumë shpejt Shqipëria të ulej në tryezën e negociatave. Por duhen hapa konkretë. Për Shqipërinë janë të qarta kërkesat që për të hapur protokollet e para kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit, respektimin e të drejtave të minoritetit. Kur të hapen negociatat të jeni të sigurtë që këto gjëra do jenë të padiskutueshme. Nuk kam informacion nëse negociatat me Shqipërinë, do hapen në vjeshtë, por dua që të hapen", tha ai. Ai ka deklaruar se do ta vazhdojë procesin deri në Strasburg./MCN

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI