Flash

"Definitely City": Citizens frymëzohen për fanellën e tretë nga Oasis: produkti është për tu koleksionuar

Lapsi.al 12 September 2024
"Definitely City": Citizens frymëzohen për fanellën e
Manchester City prezantoi fanellën e tretë të këtij sezoni. Uniforma ka një lidhje të qartë me grupin Oasis, aq sa është projektuar nga Noel Gallagher dhe është frymëzuar nga kopertina e albumit Definitely Maybe. Oasis, grupi historik nga Mançesteri, kanë njoftuar rikthimin e tyre në skenë pas vitesh pasiviteti. Vëllezërit Gallagher në fakt kanë bërë paqe dhe kanë vendosur të bëjnë turne në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2025. Një ndihmë për të bashkuar vëllezrit ka ardhur edhe nga Manchester City i Pep Guardiola, me të cilin të dy muzikantët janë tifozë të mëdhenj. E kështu ata nuk e humbën mundësinë për të vendosur vulën e tyre në këtë sezon të Citizens.

CITY PREZENTON FANELLËN E TRETË NË STILIN OASIS

Manchester City prezantoi fanellën e tretë për sezonin 2024-2025 në orët e fundit dhe e bëri këtë duke marrë albumin historik të Oasis, Definitely Maybe, duke rikrijuar kopertinën me lojtarët kampionë anglezë në vend të muzikantëve dhe duke e quajtur promovimin Definitely City.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by PUMA Football (@pumafootball)

Përveç kësaj, fanella është dizenjuar nga Noel Gallagher, në bashkëpunim me sponsorin teknik Puma. Tifozët e City, ashtu si tifozët e Oasis, u çmendën për këtë fanellë të edicionit special, që tashmë ka shumë ndjesinë e një fanelle kult.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Manchester City (@mancity)

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI