Flash

Video/ Festë e çmendur kuqezi në Pragë, Duka shënjestron Gjeorgjinë: "Aspak e pathyeshme"

Lapsi.al 8 September 2024
Video/ Festë e çmendur kuqezi në Pragë, Duka
Në Pragë ka qenë një mbrëmje e ndezur me ngjyrat kuqezi. Shqipëria ka triumfuar 1-2 me përmbysje përballë Ukrainës, në debutimin në Grupin 1 të Ligës B të Nations League. Kuqezinjtë e teknikut Sylvinho zhvleftësuan golin e Konoplia me realizimet në pjesën e dytë të Ismajlit dhe Asanit, duke entuziazmuar edhe presidentin e FSHF-së Armand Duka, që rrallë zbilancohet në deklarata: "Suksesi plotësisht i merituar sot në Prage me Ukrainën në nisjen e Ligës së Kombeve konfirmon potencialet jo të pakta të skuadrës sonë për të shkuar shumë larg!", reagoi Duka në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale. Lexo më tejVideo/ "E vështirë përmbysja në këto nivele": Sylvinho elozhe e 'presion' ekipit: "Kam 35 në listë pritje" Numri 1 i Federatës rriti dozën e euforisë më pas: "Jemi Shqipëria që vijon të akumuloje forcë e respekt tek çdo kundërshtar! Shumë shpejt na vjen në Tiranë Gjeorgjia që trembi me fitoren e parë sot. Me pak më shumë kujdes në fushë do të vijojmë të prodhojmë sukses e rezultat me këtë ansambël kuqezi që është destinuar të na rifalë të tjera emocione të forta si ato të para pak muajve!". Emocione si ato që shpërthyen në Epet Arena, menjëherë pas fërshëllimës së trefishtë. Lojtarët dhe stafi teknik, vrapuan të gjithë së bashku për të kërcyer dhe kënduar poshtë sektorit ku qëndronin tifozët kuqezi, duke krijuar një atmosferë elektrizuese.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI