Flash

Video/ Shqipëria fiton me përmbysje ndaj Ukrainës: provë e madhe në debutim e kuqezinjve të Sylvinho

Lapsi.al 7 September 2024
Video/ Shqipëria fiton me përmbysje ndaj Ukrainës: provë e

Nations League fillon në mënyrën më të mirë të mundshme për kuqezinjtë e teknikut Sylvinho. Shqipëria debuton me një fitore me përmbysje ndaj Ukrainës, në transfertën e luajtur në Çeki. Vendosën golat e shënuar nga Ismajli e Asani, që zhvleftësuan avantazhin e përkohshëm të skuadrës së Rebrov të shënuar nga Konopya.

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66dcaa86152b5.mp4"][/video]

Sylvinho nuk bëri surpriza në formacion, duke i dorëzuar shiritin e kapitenit Hysajt, i vetmi që ishte në balotazh me Balliun. Kuqezinjtë ishin në pritje, duke i lënë topin Ukrainës, por duke koleksionuar rastet më të mira në pjesën e parë. Dy herë Laçi, Manaj, por edhe Asllani tentuan portën e Trubin, ndërsa mundësia e parë për të besuarit e Rebrov erdhi vetëm në minutën e 41' me Yaremchuk.

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66dcaa860212b.mp4"][/video]

Shqipëria luajti me inteligjencë, me ide shumë më të qarta se të ukrainasve, duke intensifikuar përpjekjet sidomos në krahun e majtë me Mitajn e Bajramin. Në regji Asllani rregullonte ritmin, ndërsa Manaj bëri punët e "pista" gjatë gjithë ndeshjes.

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66dca2fb3337e.mp4"][/video]

PËRMBYSJE NËN SHENJËN E ISMAJLIT E ASANIT

E megjithë gjërat pozitive, Shqipëria u ndëshkua në hapje të pjesës së dytë në konkluzionin fluturimthi të Konoplia, në të cilin Kumbulla i lejoi distancë e Strakosha nuk ishte i pakapshëm. Momenti i vetëm në të cilin skuadra e Sylvinho pati luhatje e rrezikoi.

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66dcb4a194fd9.mp4"][/video]

Ismajli ishte monumental me dy ndërhyrje shpëtimtare që ndaloi dyfishimin e rezultatit, përpara se të barazonte 1-1 në zhvillimet e një goditje këndi. Goli i tretë kuqezi i mbrojtësit, që kompletoi mbrëmjen e madhe edhe me një devijim me kokë që evitoi barazimin, pak minuta pasi Asani përmbysi rezultatin në minutën e 66': i gjithi në shpejtësi, me Bajramin që liroi në thellësi Manajn, i cili me të jashtmen gjeti në qendër numrin 9 që nuk gaboi.

Lexo më tej: Flet Sylvinho: Pse nuk e mora Uzunin dhe ku gabuam në Europian

Provë e madhe maturie e kuqezinjve, që e nisin me tre pikë Nations League dhe bëhen gati për ndeshjen në shtëpi kundër Gjeorgjisë, fituese 4-0 ndaj Çekisë në debutim.

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66dcb08a32b43.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI