Flash

Video/ E bujshme, trajneri irlandez i Anglisë Carsley, nuk këndon himnin: debutonte kundër vendit të tij

Lapsi.al 7 September 2024
Video/ E bujshme, trajneri irlandez i Anglisë Carsley, nuk këndon

Lee Carsley mbajti premtimin e tij për të qëndruar i heshtur gjatë himnit anglez, në ndeshjen e tij të parë si menaxher i përkohshëm i ekipit kombëtar të Tre Luanëve. Gjesti i teknikut u brohorit nga tifozët vendas në stadiumin Aviva të Dublinit. Carsley, 40 herë kapiten i Republikës së Irlandës, kishte deklaruar në prag të ndeshjes së Nations League se nuk kishte ndërmend të këndonte himnin para ndeshjes, diçka që nuk e bëri kurrë si lojtar apo trajner i Anglisë U-21.

50-vjeçari ka shpjeguar se është fokusuar gjithmonë te ndeshja në zhvillim dhe jo te himni kombëtar. Pasi doli nga dhomat e zhveshjes, ai fillimisht shkoi në pankinën e Irlandës, pastaj u drejtua drejt pankinës së Anglisë me stafin e tij teknik pranë, ndërsa lojtarët ishin rreshtuar në fushë për himnin anglez dhe atë irlandez. Të 11 lojtarët në formacionin fillestar të Carsley për debutimin e tyre në Ligën e Kombeve u panë duke kënduar tekstin e God Save The King.

Lexo më tejTrajneri më i mirë pas Sir Ramsey jep dorëheqjen, Southgate largohet nga Anglia: “Koha për ndryshim”

Në fushë pastaj Anglia u imponua 0-2 me ndeshjen të vendosur që në pjesën e parë. Rice zhbllokoi takimin në minutën e 11', pastaj Grealish mbylli llogaritë në minutën e 26'.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI