Flash

Video/ Brazili, fitore pas katër ndeshjesh: Rodrygo thyen 1-0 Ekuadorin

Lapsi.al 7 September 2024
Video/ Brazili, fitore pas katër ndeshjesh: Rodrygo thyen 1-0 Ekuadorin

Në kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026, Brazili u rikthye te fitorja pas katër ndeshjeve. E megjithatë, në Curitiba, Selecao mposhti me vështirësi Ekuadorin (1-0), që u dorëzua ndaj të djathtës së Rodrygo nga jashtë zonës, në minutën e 30'. Brazili ngjitet tani në vendin e katërt në renditje me 10 pikë dhe po i afrohet Kolumbisë dhe Uruguait, të cilët barazuan përkatësisht ndaj Perusë (1-1, Luiz Diaz shënoi dhe iu përgjigj Callens në minutën e 82') dhe Paraguajit (0-0).

BRAZIL-EKUADOR 1-0

Pas një barazimi dhe tre humbjeve, Brazilit para së gjithash i duhej t'i rikthehej fitoreve, ndaj edhe pa qenë i bukur dhe duke vuajtur mundi Ekuadorin 1-0 në Curitiba. Pak raste para golit që zhbllokoi ndeshjen dhe të gjitha nga topa inaktivë: një goditje me kokë nga Gabriel dhe një goditje dënimi e Rodrygo që nuk mund të shqetësonin Galindez, i cili pak më vonë rrezikoi shumë nga presioni i Vinicius. Pas një tjetër goditje mbi traversë të Paquetà, erdhi avantazhi në minutën e 30'. Mesfushori i Hammers shërbeu për Rodrygo, i cili me një goditje në këndin e portës (preku edhe shtyllën) i dhuroi Brazilit golin e epërsisë. Ekuadori u pa për herë të parë në fund të pjesës së parë me goditjen e Mendez që shkoi jashtë, por rasti i madh erdhi me shpëtimin e dyfishtë të Alisson dhe Gabriel, që ndaluan Caicedo.

Lexo më tej: Video/ Brazili nuk po ngre kokë: 'mallkimi i maces' ka rënë mbi Seleçaon

Në pjesën e dytë, Vinicius provoi dy herë, por vetëm arriti të godiste pa forcë dhe saktësi në shtyllën e afërt. Lojtari i Real në tentativën e dytë gjeti vetëm rrjetën e jashtme. Përfundoi 1-0 dhe është lajmi më i mirë për Brazilin, i cili ngrihet në 10 pikë dhe mbrohet nga rreziqet e renditjes: është i katërti me 10 pikë, +4 nga zona play-off. Danilo, i konfirmuar si kapiten, qëndroi në fushë për të gjithë 90 minutat, edhe pse me Juventus nuk po luan.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI