Flash

"Nuk isha mirë mentalisht", Ismajli zbut konfliktin me trajnerin pas Europianit: flasin protagonistët

Lapsi.al 7 September 2024
"Nuk isha mirë mentalisht", Ismajli zbut konfliktin me trajnerin

"Unë jam profesionist, është e vërtetë që nuk kam pasur minuta në Europian, e pranova zgjedhjen e trajnerit me sportivitet. Unë gjithmonë kam dhënë maksimumin si në ekip edhe në Kombëtare, do ta bëj deri në fund këtë gjë". Ardian Ismajli, lojtari i ndeshjes kundër Ukrainës, ka ulur tonet në krisjen e krijuar me teknikun Sylvinho pas Europianit, në të cilin humbi papritur vendin në formacion. Autori i golit të barazimit provizor dhe të paktën tre ndërhyrjeve vendimtare ka treguar gjendjen jo të mirë psikologjike të kaluar: "Mentalisht kam qenë jo mirë, e rëndësishme është që pushuam, u rikthyem te skuadrat tona dhe u rikthyem si profesionistë të vërtetë".

Lexo më tejVideo/ Shqipëria fiton me përmbysje ndaj Ukrainës: provë e madhe në debutim e kuqezinjve të Sylvinho

Ismajli pastaj u kthye te ndeshja e fituar në debutimin e Shqipërisë në Nations League: "Kemi besuar që kemi mundësi të fitonim. Kemi dominuar Ukrainën. Kishim mundësi të bënim 3-4 gola. E meritonim plotësisht. Në 15 minutat e fundit është normale të tërhiqej skuadra, se duhet të mbronim rezultatin dhe ia dolëm të merrnim 3 pikë - tha mbrojtësi që i shkoi fare pranë dygolëshit me një goditje me kokë -. Isha pranë golit të dytë, më të rëndësishme ishin ato që prita në mbrojtja. Kur shënuam 2-1 Ukraina na sulmoi shumë dhe bëra shumë ndërhyrje”, u shpreh Ismajli.

ASLLANI E KONFLIKTI ME MANAJ: "MBETI ATY"

“Kjo është një fitore jashtë shtëpisë me një ekip që luan shumë mirë futboll. Kishim shumë pa një fitore. Jemi të lumtur e të shohim para se kemi një ndeshje të vështirë të martën". Kristjan Asllani sheh përpara, pas fitores në debutim në Nations League kundër Ukrainës. Një ndeshje e mirë e mesfushorit të Inter, që megjithatë mendon se mund të bëhej edhe më mirë: "Na ndihmon shumë kjo fitore se ishte ndeshja e parë dhe kur e nis mirë jemi një hap para. E dinim që ishte e vështirë, por provuam të bënim futbollin tonë. Mund të bënim më shumë me topin por morëm tre pikët. Jemi shumë të lumtur se kishim që me Çekinë që nuk fitonim, na duhej dhe jemi të lumtur".

Asllani pastaj sqaroi edhe përplasjen me Manajn për goditjen e dënimit: "Jam shumë shok me Rein, u mërzita në fushë, por mbetet aty. U mërzita se goditja e dënimit më pëlqen shumë se jam stërvitur që i vogël. Por edhe ai ka një këmbë të mirë, reagova pak keq se u mërzita. Bëmë shaka pastaj, nuk ka problem, po tjetrën do e gjuaj unë”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI