Flash

Sinner u gjet me doping e u shfajësua, tërbohet Kyrgios: "Të skualifikohet 2 vjet"

Lapsi.al 21 August 2024
Sinner u gjet me doping e u shfajësua, tërbohet Kyrgios: "Të

Nick Kyrgios nis një sulm të ashpër në rrjetet sociale kundër Jannik Sinner, i shfajësuar pasi rezultoi pozitiv për një steroid anabolik në dy teste doping në Indian Wells. "Qesharake, qoftë e rastësishme apo e planifikuar – ka shkruar tenisti australian në X - Rezultove pozitiv në dy teste ndaj një substance (steoride) të ndaluar... Duhet të qendrosh larg fushave për 2 vjet. Përfaqësimet e tua janë përmirësuar. Krem për massazh... Po, e bukur”.

Kyrgios fillon një diskutim të vërtetë me përdoruesit në platformën X. Atyre që i thonë se sasia e clostebol ishte e nivelit të tillë për të mos përmirësuar përfaqësimet, australiani i përgjigjet kështu: "Atëherë, përse i morën paratë e çmimit dhe pikët nga Indian Wells? Pra, ka bërë diçka të gabuar apo jo? Sepse thanë që dështoi në dy teste".

E atyre që i vënë në dukje mungesën e qëllimshmërisë së tij, Kyrgios u përgjigjet troç: "Aksidentale? Vërtet mendon se fizioterapisti ka vendosur krem fizioterapie në një prerje dhe kjo e ka bërë të dështojë 2 teste për steroidet anabolike? Hajde, patate".

Lexo më tej: Paris 2024 pa tenistin numër 1 në botë, Sinner humb edhe Olimpidën e dytë: "Kam infeksion në bajame"

Edhe francezi Lucas Pouille, pa e përmendur emrin, dyshon në versionin e Sinner. “Ndoshta duhet të reshtin duke na marrë për idiotë, apo jo? – ishte postimi i tij në X -. E të mendosh që lojtarë janë skualifikuar vetëm për 3 mungesa e jo sepse janë testuar pozitivë?".

Kanadezi Denis Shapovalov gjithashtu kundërshton vendimin e Itia: "Rregulla të ndryshme, për lojtarë të ndryshëm. Nuk mund ta imagjinoj se çfarë ndjejnë të gjithë lojtarët e tjerë që janë skualifikuar për substanca të kontaminuara tani."

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI