Flash

Sistemi Europian zbulon shifrat dramatike: Në Shqipëri janë djegur mbi 29 mijë ha pyje

Lapsi.al 15 August 2024
Sistemi Europian zbulon shifrat dramatike: Në Shqipëri janë

Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje, EFFI, bëri njoftoi se në Shqipëri nga data 1 janar 2024 deri në ditën e sotme, më 15 gusht, janë djegur gjithsej 29 143 hektarë me pyje. Po sipas këtij burimi, vetëm gjatë javës së fundit, në Shqipëri janë djegur nga zjarret 2 390 hektarë pyje.

Që nga fillimi i vitit, sistemi satelitor i monitorimit i Bashkimit Europian ka vërejtur "1159 anomali termike në territorin e Shqipërisë. 410 anomali termike janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit, me rritje në krahasim me një javë më parë, çka flet për rritje të temperaturave me ndikim në situatën e zjarreve në sipërfaqet pyjore".

Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje

Për shkak të vatrave të shumta të zjarrit në pyje dhe kapaciteteve të kufizuara për shuarjen e tyre, gjatë muajit korrik dhe gusht Shqipëria aktivizoi dy herë Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.

Në muajin korrik Shqipëria u mbështet me një helikopter të ardhur nga Italia, ndërsa një ditë më parë, në bazën ajrore të Kuçovës arritën nga Rumania dy helikopterë për shuarjen e vatrave të zjarreve në pyjet e Shqipërisë.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë regjistruar më shumë se 40 vatra zjarri, duke shënuar një nga ditët me intensitet të lartë të zjarreve në pyje. Aktualisht, mbeten aktive 10 vatra zjarri.

Prej më shumë se dy muajsh, thuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë, janë shfaqur vatra të shumta zjarri në sipërfaqet pyjore. Situata është më problematike në zonat e mbrojtura, ku vatrat e zjarreve po vazhdojnë me shpejtësi të përhapen. Kështu, zjarret e përhapura në territorin e Maqedonisë së Veriut janë shfaqur edhe në brendësi të territorit të Shqipërisë, në Parkun Kombëtar të Prespës, në Malin e Thatë.

Gjithashtu, vatra zjarri janë përhapur edhe në Parkun Kombëtar të Alpeve, në Çerem të Tropojës, Parkun Kombëtar në Theth, atë në Lurë të Dibrës, Malin e Tomorit si dhe parkun arkeologjik të Finiqit. Në fund të muajit të kaluar zjarret në sipërfaqet pyjore rrezikuan edhe një numër resortesh turistike në bregdetin e Shëngjinit.

Shqipëria ka kapacitete të kufizuara teknike dhe njerëzore për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe dëmtimet e qëllimshme. Vendi ka rreth 1300 punëtorë dhe ekspertë pyjesh, rreth 140 automjete zjarrfikëse, shumica të vjetra dhe të papërshtatshme për shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore, dhe asnjë helikopter të specializuar për shuarjen e vatrave të zjarrit nga ajri.

Në këto kushte, qeveria shqiptare, prej dy muajsh, ka aktivizuar në të gjithë vendin forcat dhe mjetet e ushtrisë në operacionin për shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore. /Marrë nga Zëri i Amerikës

Të këshilluara

Osmani: Ura e Ibrit duhet të hapet patjetër

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi Kosova duhet të sigurohet që ura e Ibrit në veri të hapet në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit e as prani të...

14:30

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI