Flash

Zbardhet skeda krìmìnale e Denis Meçes: I arrestuar 5 herë për disa vepra penale

Lapsi.al 15 August 2024
Zbardhet skeda krìmìnale e Denis Meçes: I arrestuar 5

Autori i dyshuar i vrasjes së Eglantin Progës, Denis Meçe nuk e ka për herë të parë prangosjen.

Pak orë pas vrasjes ai u vetëdorëzua në komisariat i kthjellët për të dëshmuar dhe sqaruar pozitën e tij në prani të avokatit.

Top Channel mëson se para këtij rasti Denis Meçe ka qenë 5 herë i arrestuar për vepra të ndryshme penale. Herën e parë u ndalua kur ishte vetëm 19 vjeç pas një sherri në një lokal buzë liqenit të Ohrit.

Ku pasi refuzoi të paguante një faturë të majme u konfliktua me stafin e lokalit dhe ata e denoncuan për “Shkatërrim prone”.

Dy vite më vonë është ndaluar për veprën penale të kanosjes, në 2020 për “Plagosje e lehtë me dashje” dhe në 2022 për “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”

Denis Meçe është me precedent penal të mëparshëm për “Shkatërrim prone” “Kanosje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prishje e qetësisë publike”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, Vepra penale të kryera 2014, 2016, 2020 e 2022.

Ndërkohë, në vendimin e zbardhur të datës 13 gusht të gjyqtares së Korçës, Luljeta Kole, zbulohet se Meçe pasi është larguar nga vendngjarja ka fjetur në makinë. Më pas pasi është përmendur ka telefonuar avokatin dhe i ka kërkuar për ta shoqëruar në komisariat.

Në seancën gjyqësore, mësohet se përmes avokatit të tij, ai ka ofruar një garanci pasurore prej 1 mln lekësh, por është refuzuar.

Të këshilluara

Osmani: Ura e Ibrit duhet të hapet patjetër

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi Kosova duhet të sigurohet që ura e Ibrit në veri të hapet në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit e as prani të...

14:30

Vetëvaret një grua 81 vjeçe tek Medreseja

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte tek Medreseja në Tiranë. Mësohet se një 81-vjeçare është vetëvarur në banesën e saj dhe si pasojë ka ndërruar...

14:21

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI