Flash

As reshjet e shiut nuk shuajnë zjarrin në Theth

Lapsi.al 15 August 2024
As reshjet e shiut nuk shuajnë zjarrin në Theth

Reshjet e shiut të rëna natën e kaluar nuk kanë ndikuar aq shumë që zjarri në lagjen Kaprre të njësisë Shalë në Dukagjin të shuhet plotësisht. Pavarësisht ndërhyrjes të strukturave të ndryshme dhe vetë banorëve të zonës flakët e zjarrit në Kaprre të Shalës vijojnë që të jenë aktive duke rrezikuar djegien e sipërfaqeve pyjore.

Zjarri në lagjen Kaprre në Theth nisi që në orët e mesditës të 14 gushtit për të vijuar edhe sot pasi kanë kaluar 24 orë.

Bashkia Shkodër bëri të ditur një ditë më parë se flakët janë vënë në kontroll dhe se nuk ka rrezik për banesa pranë vendit të përfshirë nga zjarri.

Por vatra e zjarrit është riaktivizuar edhe njëherë ditën e sotme duke alarmuar banorët e Thethit të cilët janë organizuar duke ardhur në ndihmë për shuarjen e flakëve edhe pse mbetet e vështirë, kjo edhe për shkak të terrenit të thyer malor dhe rrezikshmërisë që shfaq për ndërhyrjen nga toka. Bashkë me banorët të angazhuar në këtë operacion janë edhe forcat zjarrëfikëse, punonjës të njësisë Shalë dhe specialistë të Shërbimit Pyjor. Vatra e zjarrit e riaktivizuar është favorizuar nga era atje.

Strukturat e emergjencave civile dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë në koordinimin për monitorimin e situatës në mënyrë që flakët e zjarrit të mos përfshijnë zonën e banuar.

Ndërkohë dëmet mjedisore të shkaktuara nga ky zjarr në Kaprre të Thethit janë të konsiderueshme për shkak të djegies së sipërfaqeve pyjore.

Banorët një ditë më parë përveç ndërhyrjes nga toka kërkuan edhe ndërhyrje me avionë apo helikopterë të Forcave të Armatosura nga ajri për shuarjen e plotë të flakëve por deri më tani një gjë e tillë nuk është mundësuar.

Të këshilluara

Osmani: Ura e Ibrit duhet të hapet patjetër

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi Kosova duhet të sigurohet që ura e Ibrit në veri të hapet në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit e as prani të...

14:30

Vetëvaret një grua 81 vjeçe tek Medreseja

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte tek Medreseja në Tiranë. Mësohet se një 81-vjeçare është vetëvarur në banesën e saj dhe si pasojë ka ndërruar...

14:21

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI