Flash

Këlliçi: Gramoz Ruçi mori 450 mijë euro nga drejtorët e Erion Veliajt!

Lapsi.al 15 August 2024
Këlliçi: Gramoz Ruçi mori 450 mijë euro nga

Dy drejtorët e bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla që SPAK thotë së janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, nuk kanë përfituar vetëm tendera publike por kanë blerë në mënyrë të dyshimtë dhe ambjente apo sipërfaqe toke në zona të ndryshme të Tiranës.

Në dosjen e SPAK është evidentuar një relacion i oficerëve të policisë ku thuhet se kompania V.A.S konstruksion shpk që tashme e ka ndryshuar emrin ne 5D konstruksion ka blerë një pasuri në qëndër të Trianës. Prona i përkiste ish kryepralamentarit Gramoz Ruci që sipas kontratës për shitjën e kësaj pasuri në zonën kadastrale 8160 është marrë pelqimi dhe i zonjës Erfane Ruci. Sipas dosjes hetimore për kontratën e lidhur mes V.A.S konstruksion dhe Gramoz Rucit është pagur një shumë prej 454,350 eurosh.

Ky fakt është përmendur sot nga Belind Këlliçi në protestën e opozitës përballë Bashkisë së Tiranës. Por sipas Këlliçit, pasi mori 450 mijë eurot, Gramoz Ruçi vazhdoi të jetojë në të njëjtën shtëpi.

"E patë në lajme? E patë dosjen e Apelit të Gjykatës së Posacme? A e patë që 5D kishte blerë gjysëm milioni euro një apartament të ministrit të fundit të diktaturës, Gramoz Ruçit, ndërkohë që ishte në detyrë. 500 mijë euro, 454 mijë euro i kishin blerë apartamentin. Të dhënat paraprake që kemi tregojnë se edhe dy vite e gjysëm pasi shiti apartamentin komunisti Ruçi vazhdoi të qëndronte në këtë apartament se kjo ishte pastrim parash. Por SPAK nuk e di. Mediat nuk guxojnë të bëjnë një rresht. Veç mediave opozitare, dy tv dhe disa portale nuk e keni parë, se janë media që marrin para nga inceneratorët!" u shpreh Këlliçi.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI