Flash

Lija e majmunit, OBSH shpall emergjencën ndërkombëtare

Lapsi.al 14 August 2024
Lija e majmunit, OBSH shpall emergjencën ndërkombëtare

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur gjendjen e emergjencës ndërkombëtare shëndetësore pas rritjes së rasteve të lisë së majmunëve. Deklarata u bë nga Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, pasi komiteti i urgjencës i OBSH-së u mblodh për të vlerësuar situatën.

Të martën në Afrikë u shpall gjendja e jashtëzakonshme nga Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, e cila i kishte kërkuar komunitetit ndërkombëtar të kontribuonte për mobilizimin e 2 milionë vaksinave. BE-ja iu përgjigj menjëherë apelit të bërë. Brukseli njoftoi se do të blejë dhe dhurojë 175 420 doza të vaksinës MVA-BN për kontinentin afrikan. Është i vetmi preparat kundër lisë i miratuar nga FDA dhe EMA.

“Sot u mblodh komiteti i urgjencës dhe më informoi se situata përbën një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar, unë e pranova këtë këshillë”, - tha drejtori i OBSH-së, duke nënvizuar se “një përgjigje e koordinuar ndërkombëtare është thelbësore për të ndaluar këto epidemi dhe për të shpëtuar jetë”.

"Zbulimi dhe përhapja e shpejtë e një forme të re të sëmundjes në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos dhe zbulimi i saj në vendet fqinje si dhe rreziku i përhapja e mëtejshme në Afrikë dhe më gjerë janë shumë shqetësuese”, - tha Ghebreyesus. Kësaj i shtohen edhe “epidemitë e tjera të llojeve të tjera të lisë në pjesë të tjera të Afrikës”.

Krahas donacionit të BE-së, kompania farmaceutike Bavarian Nordic ka vendosur të kontribuojë me 40 mijë doza shtesë vaksine të cilat do t'i dhurojë. Vaksinat e dhuruara do të shpërndahen nga CDC e Afrikës bazuar në nevojat rajonale. “Sëmundja është raportuar në Republikën Demokratike të Kongos për më shumë se një dekadë”, - tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së. “Vitin e kaluar rastet e raportuara u rritën ndjeshëm, por këtë vit numri i rasteve të raportuara tashmë ka tejkaluar totalin e vitit të kaluar, me më shumë se 14 mijë infeksione dhe 524 vdekje.”

Shqetësues i veçantë është një lloj i ri i virusit, i quajtur Clade 1b. Ky lloj po përhapet me shpejtësi në Republikën Demokratike të Kongos. Duket se përhapet kryesisht përmes marrëdhënieve seksuale dhe zbulimi i tij në vendet fqinje është veçanërisht shqetësues. Gjatë muajit të kaluar, rreth 90 infeksione për shkak të llojit 1b të virusit janë raportuar në 4 vende fqinje që nuk e kanë raportuar kurrë më parë këtë sëmundje: Burundi, Kenia, Ruanda dhe Uganda.

OBSH ka hartuar tashmë një plan reagimi për Afrikën, i cili kërkon një investim fillestar prej 15 milionë dollarësh, nga të cilat 1.45 milionë tashmë janë shpërndarë. OBSH u ka kërkuar gjithashtu prodhuesve të vaksinave që të aplikojnë për përfshirjen e vaksinave anti-mpox në listën e barnave të urgjencës. Kjo do të "përshpejtojë aksesin në vaksina për vendet me të ardhura të ulëta që nuk kanë lëshuar ende miratimin e tyre kombëtar" dhe "gjithashtu do të lejojë partnerët, si Gavi dhe Unicef, të prokurojnë vaksina për shpërndarje". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI