Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Meloni me vilë në jug të Shqipërisë, mediat: Ia ka vënë syrin afër Palasës!

Lapsi.al 15 August 2024
Meloni me vilë në jug të Shqipërisë, mediat: Ia ka

Kryeministrja e Italisë, Xhorxhia Meloni mund të rikthehet në jug të Shqipërisë, kësaj radhe për të qëndruar më gjatë, jo për të negociuar ndonjë kamp të ri për refugjatët, por për të blerë një vilë në zonën e bregut. Mediat italiane shkruajnë se kryeministrja e Italisë ka në plan të ketë një strehë të dytë në jug të Shqipërisë larg presionit të gazetarëve dhe fotografëve italianë.

"Kryeministrja e ka ëndërr një vilë me pamje nga deti, me një pishinë dhe kopsht privat, në një resort të ri përballë plazhit" shkruan Il Foglio, që thotë se lajmi “konfirmohet nga burime politike dhe diplomatike të qeverisë shqiptare”.

"Prona së cilës ia ka vënë sytë Meloni ndodhet jo shumë larg Palasës, në bashkinë e Himarës, në qarkun e Vlorës, lehtësisht e arritshme me një traget nga Salento" shkrujnë gazetarët italianë, që zbulojnë se tashmë kryeministrja e ka përzgjedhur vilën e saj buzë detit.

Italianët e justifikojnë vendimin e Melonit, jo thjesht me rehatinë e saj personale, por edhe si një blerje me ngjyrime politike.

"Investimi nuk është vetëm ekonomik, por edhe politik. Pak a shumë si kur Silvio Berlusconi bleu "Villa due Palme" në Lampedusa për të qenë më afër banorëve të ishullit dhe për të mos i bërë ata të ndihen vetëm. Meloni është në kontakt të ngushtë me Shqipërinë duke pasur parasysh projektin për ndërtimin e qendrave të pritjes dhe identifikimit. Një zgjedhje, nëse përfundon shitja, e cila do të “çimentojë” marrëdhënien mes Romës dhe Tiranës. Ndërkohë, përflitet se Meloni mund të shijojë disa ditë relaksi në Sardenjë ku mund të takohet me Marina Berlusconin" shkruan Il Foglio.

Zgjedhja për të pasur një shtëpi pushimi në Shqipëri vjen pas ankesave që ka pasur kryeministrja e Italisë për presionin e mediave gjatë pushimeve të e saj, faktin që nuk gjente pak kohë për të qëndruar me fëmijët pa u rrethuar nga paparacët.

"Është fillimi i gushtit dhe këtë verë kam kaluar vetëm një ditë në plazh. Fotot ishin në kopertinë. Ndoshta nuk duhet të ankohem për këtë tek ju, por është diçka që më bën të mos ndihem rehat", shpjegon sërish Meloni. Unë jam gjithmonë dhe jam një person spontan, i menjëhershëm, i thjeshtë Të dish se lajmet e mundshme mund të ndërtohen mbi çdo gjest është diçka që nuk më bën të ndihem i qetë. Për këtë arsye "Unë dal shumë pak tani, jashtë punës sime. Kur kam kohë të lirë preferoj ta kaloj në shtëpi. Prandaj investova gjithçka që kisha në shtëpinë e re" tregoi ajo për mediat italiane pak kohë më parë.

Të këshilluara

Osmani: Ura e Ibrit duhet të hapet patjetër

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi Kosova duhet të sigurohet që ura e Ibrit në veri të hapet në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit e as prani të...

14:30

Vetëvaret një grua 81 vjeçe tek Medreseja

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte tek Medreseja në Tiranë. Mësohet se një 81-vjeçare është vetëvarur në banesën e saj dhe si pasojë ka ndërruar...

14:21

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI