Flash

Osmani: Ura e Ibrit duhet të hapet patjetër

Lapsi.al 15 August 2024
Osmani: Ura e Ibrit duhet të hapet patjetër

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi Kosova duhet të sigurohet që ura e Ibrit në veri të hapet në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit e as prani të shtuar të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Ura duhet të hapet patjetër, por ne duhet të sigurohemi që kur të hapet të jetë e hapur përherë, e jo që kur të hapet të nxitë një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të. A është në interes të Kosovës që ne të shohim konflikt mes Policisë së Kosovës dhe ushtarit amerikan? Nuk besoj që ka shqiptarë që pajtohet me këtë. Ne nuk kemi arsye të kemi konflikt me aleatët tanë, ata na kanë shpëtuar”, tha ajo.

Osmani, ishte në të njëjtën linjë me kryeministrin Kurti, i cili një ditë më parë tha se për këtë çështje do të koordinohet ngushtë me aleatët.

“I lus qytetarët tanë që lutjen e Shteteve të Bashkuara që të ulemi dhe të flasim me ta, të mos e marrin as si imponim as si kundër Kosovës, e aq më pak kundër hapjes së urës, sepse kjo do të ishte një logjikë kundër vetë Kosovës. Nëse ne përdorim taktika të njëjta ndaj mikut, sikurse ndaj Serbisë, vërtet është e pafalshme”, tha Osmani.

Ura e Ibrit është aktualisht e hapur vetëm për këmbësorë, pavarësisht se gjatë dialogut është rënë dakord që të hapet edhe për qarkullimin e automjeteve. Së fundmi, SHBA ka thënë se hapja e saj do të çonte në tensione dhe do të rrezikonte ushtarët e NATO-s.

Lexo më tej: Ambasadori për urën/ Qëndrimet qesharake të një amerikani arrogant 

Të këshilluara

Vetëvaret një grua 81 vjeçe tek Medreseja

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte tek Medreseja në Tiranë. Mësohet se një 81-vjeçare është vetëvarur në banesën e saj dhe si pasojë ka ndërruar...

14:21

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI