Flash

Mik me Ramën dhe Veliajn/ Noizy shpallet person në kërkim në Kosovë

Lapsi.al 5 August 2024
Mik me Ramën dhe Veliajn/ Noizy shpallet person në kërkim në

Reperi Rigels Rajku ose ndryshe i njohur me emrin e artit Noizy është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës. Sipas mediave online, Insajder shkruan se artisti nuk është paraqitur në polici për rrahjen masive ndaj Medi Isenit, që e denoncoi për dhunë.

Operacioni për kërkimin e Noizyt është duke u realizuar me urdhër të Prokurorisë në Pejë. Policia e Kosovës ka lëshuar një flet arrest pasi ai nuk është paraqitur në stacion policor pas ftesës nga institucioni.

Lajmin e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë.

Lexo edhe: Rrëfimi i Noizy-t për bandën OTR dhe promovimi që i bën Veliaj si “ikonë e rinisë”

“I njëjti nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim, i bëjmë apel këngëtarit që të paraqitët tek organet kompetente”, ka thënë Nikçi.

Ndërkohë që në Kosovë e kërkon policia, në Tiranë, këngëtari promovon miqësinë që ka me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI