Flash

DETAJET/ Ky është Ëngjëllush Deliaj, dhunoi të shoqen deri në vdekje

Lapsi.al 5 August 2024
DETAJET/ Ky është Ëngjëllush Deliaj, dhunoi të shoqen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një grua është dhunuar barbarisht nga i shoqi i saj, aq sa ka ndërruar jetë në spital.

Viktima është 64-vjeçarja Hati Deliaj, e cila u vra nga bashkëshorti i saj 70-vjeçar, Ëngjëllush Deliaj.

Viktima, e cila ishte shtruar në spital mbrëmë, kishte nofulla të thyera dhe shenja të tjera të dhunës nga i shoqi.

Pavarësisht se iu dha ndihma e parë nga mjekët në spitalin e Vlorës, e moshuara nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe mbylli sytë përgjithmonë.

"Shiko si e ka katandisur. E ka mbajtur të izoluar dhe dhunuar. Nofulla është e thyer, në sy dhe në grykë ka të nxira nga dhuna,"-i shkruan JOQ një qytetare që me shumë gjasa ka kaluar mbrëmjen me të ndjerën në spital.

Por kjo nuk ka qenë hera e parë që Hati dhunohej nga i shoqi. Gjatë pandemisë Hati ishte shtruar për një muaj në një qendër për rehabilitimin e grave të dhunuara në periferi të Torinos.

Por pas një periudhe të gjatë larg tij dhe premtimeve se nuk do ta dhunonte më, e ndjera i kishte dhënë një mundësi të dytë, pa e ditur që kështu do të firmoste "kontratën" e vdekjes. Dhuna ndaj saj kishte vazhduar...

Gjatë këtij viti, 64-vjeçarja kishte vuajtur nga probleme me mushkëritë dhe kishte kërkuar ndihmën e familjarëve të saj, të cilët e kishin dërguar në spitalin turk të Fierit për t’i shpëtuar jetën, kjo pasi i shoqi kishte refuzuar që ta ndihmonte të mjekohej.

Pas trajtimit në Fier, ajo kishte filluar të përmirësohej, ndërsa tre muajt e fundit, ai i kishte ndërprerë çdo marrëdhënie me familjarët e saj dhe kishte refuzuar t’i lejonte ata në shtëpi.

Kontaktin e parë pas 3 muajsh me familjarët e gruas, Ëngjëllushi e pati vetëm për t'i njoftuar se e shoqja po i vdiste në duar.

Ai kishte telefonuar një kushërirë të gruas për gjendjen, ndërsa kur u telefonua nga njëra prej motrave të gruas, e cila e kërcënoi se do të njoftonte Policinë, ai më në fund u bind duke njoftuar ambulancën.

Por ishte tepër vonë për Hatin!

Çifti nuk kishin fëmijë, por 70-vjeçari ka tre djem nga martesa e tij e parë me një tjetër grua, e cila edhe kjo e fundit ka vdekur.

Pas disa viteve që jetonin në Itali kishin vendosur që të ktheheshin në Shqipëri, ku e moshuara do të gjente vdekjen.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI