Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Leao flet për Milan e raportin me Ibrahimovic: "Pas tre muajsh do të kem binjakë. Ja si do t'i kenë emrat"

Lapsi.al 1 August 2024
Leao flet për Milan e raportin me Ibrahimovic: "Pas tre muajsh do

"Do të bëhem baba së shpejti, baba i binjakëve. Ata duhet të lindin në nëntor. Jam i sigurt se do të jetë një përvojë shumë e bukur, më pëlqejnë fëmijët. Le të themi se kam edhe një arsye tjetër për t'i dhënë vlerë familjes time dhe të vazhdoj të punoj për të. Si do t'i quajmë? Rodrigo dhe Tiago”. Në intervistën ekskluzive për Gazzetta dello Sport, Rafa Leao zbulon një histori të bukur të jetës së tij private, përpara se të përqendrohej në sezonin e ri me Milan.

"Si është momenti im aktual? Dalja në çerekfinale në Kampionatin Europian ishte një moment i vështirë, por mbetet një përvojë e mirë. Pushimet me familjen më bënë mirë. Në vend që të vija këtu në Neë Jersey nga Miami, kalova nga Portugalia për të parë të afërmit e mi. Janë ata që në momentet e këqija apo në ato të mira janë pranë meje. Tani jam i karikuar për sezonin, jam i lumtur që do të takoj shokët dhe do bëj një tjetër sezon me këtë fanellë”.

Lexo më tej: Arabët frikësojnë Milan: Al-Hilal gati të paguajë klauzolën për të marrë Leao

MILAN E RAPORTI ME IBRAHIMOVIC

Për skuadrën aktuale ai shton: "Morata dhe Giroud janë dy kampionë, njëri u largua, një tjetër erdhi. Giroud bëri historinë e Milan, por unë gjithashtu e njoh mirë Morata. Ai është një sulmues që punon dhe është shumë i lëvizshëm, do të jetë mirë për ne sulmuesit e tjerë. Le të shpresojmë që ai të shënojë shumë gola. Ibra? Ne flasim shumë me njëri-tjetrin. Kur luanim miqësia ishte ndryshe, e kisha gjithmonë pranë. Tani nëse më duhet, e di që mund ta telefonoj në çdo kohë. Ai është një nga njerëzit që mund të më çojë në një nivel tjetër. Më flet për mentalitetin, thotë se duhet të jem më i keq në fushë”, përfundon Leao.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI