Flash

Spanja nën frikën e terrorizmit, shkatërrohet celula e Isis: synonte goditjen e lojtarëve e tifozëve të Real

Lapsi.al 17 June 2024
Spanja nën frikën e terrorizmit, shkatërrohet celula e Isis:

Terrorizmi islamik është rikthyer të kërcënojë futbollin spanjoll. Sipas ‘El Confidencial’, në fakt, shërbimet e informacionit Guardia Civil kanë shkatërruar javët e fundit një rrjet që synonte të sulmonte stadiumin Santiago Bernabeu. Kjo celulë e Isis ftonte militantët e tij të qëllonin kundër lojtarëve dhe tifozëve të Real Madrid. Nëntë persona u arrestuan në operacionin në Salt (Girona), Algeciras (Cadiz), Anta (Almeria) dhe Tenerife.

Në një poster të publikuar në internet shihet një burrë me kapuç në fytyrë duke qëlluar dhe shënjestra e tij e snajperit ishte e drejtuar nga autobusi i Real Madrid. "Vëllai im i dashur. Prit në një vend afër pikës së mbërritjes së lojtarëve. Merr në shenjë ata dhe ndjekësit e tyre", është mesazhi ogurzi në poster.

Në bashkëpunim të ngushtë me Europolin dhe FBI-në amerikane, operacioni i autoriteteve spanjolle synonte të shënjestronte Fondacionin e vetëshpallur I'lam, një nga qendrat kryesore të propagandës së lidhur me Shtetin Islamik, me radio stacione, agjenci lajmesh, kompani të prodhimit video, profilet në rrjetet sociale, që përhapin përmbajtje radikale në një mori gjuhësh, përfshirë atë spanjolle.

Isis nuk është i huaj për këtë lloj kërcënimi dhe tashmë kishte krijuar panik prillin e kaluar, duke kërcënuar se do të sulmonte stadiumet ku po luheshin çerekfinalet e Champions League.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI