Flash

Video/ Nga infarkti te goli në Europian në 3 vjet, Eriksen nuk mjafton për Danimarkën: Janza i jep pikën Sllovenisë

Lapsi.al 16 June 2024
Video/ Nga infarkti te goli në Europian në 3 vjet, Eriksen nuk mjafton

Slloveni-Danimarkë përfundon 1-1 dhe është barazimi i parë i Euro 2024. Në Shtutgart, skuadrat e Kek dhe Hjulmand ndanë pikët në grupin C, ku bën pjesë edhe Anglia dhe Serbia. Keqardhja është se si Danimarka ashtu dhe Sllovenia nuk shfrytëzuan plotësisht mundësitë e tyre respektive për shënim. Kryesimi i skandinavëve u nënshkrua nga Eriksen, 1100 ditë pas problemit të zemrës në debutimin e tij në Euro 2020. Mesfushori i Manchester United shënoi me finesë pas një asisti nga Wind. Në pjesën e dytë, Oblak i mbylli portën sulmuesit të United Hojlund dhe Sllovenia në minutën e 77', pas një shtylle të bujshme të Sesko, gjeti golin e barazimit. Janza në fakt patiu fat kur goditja e tij u devijua nga Hjulmand.

Danimarka e nisi mirë por uli ritmin me kalimin e minutave dhe në fund u arrit nga Sllovenia. Në Shtutgart përfundoi 1-1, paqja e parë në këtë edicion të kampionatit Europian. Ishte Eriksen, tre vjet pas arrestit kardiak që e goditi në edicionin e mëparshëm të turneut teksa ishte në fushë kundër Finlandës, i cili shënoi epërsinë pas 17 minutave. Kapiteni shfrytëzoi maksimalisht një pasim me takë nga Wind, për të cuar në delir skandinavët.

Lexo më tej: Video/ Weghorst i jep fitoren, Verbruggen e mbron: Holanda debuton me vuajtje ndaj Polonisë

Sllovenia luajti kartat e saj, duke shfrytëzuar mbi të gjitha qendërsulmuesin Sesko. Në minutën e 76' vetëm shtylla ndali goditjen e tij të fuqishme dhe një minutë më vonë Janza barazoi 1-1, falë një devijimi nga Hjulmand, që nxorri jashtë loje portierin Schmeichel.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI