Flash

Video/ Weghorst i jep fitoren, Verbruggen e mbron: Holanda debuton me vuajtje ndaj Polonisë

Lapsi.al 16 June 2024
Video/ Weghorst i jep fitoren, Verbruggen e mbron: Holanda debuton me vuajtje

Holanda mposhti 2-1 Poloninë në ndeshjen e parë të Grupit D të Euro 2024, duke marrë menjëherë kryesimin në një grup ku bëjnë pjesë edhe Franca dhe Austria. Polakët e thyen ngërçin në minutën e 16' falë goditjes me kokë të Buksa, në zhvillimet e një këndore të Zielinsk. Sidoqoftë, intensiteti më i madh i lojtarëve të Koeman u shpërblye në minutën e 29', kur Gakpo mposhti Szczesny, deri atëherë të pakalueshëm, me një goditje të devijuar. Në pjesën e dytë ndeshja vazhdoi në linjat e ekuilibrit deri në hyrjen e Weghorst, i cili topin e parë që preku e dërgoi në rrjetë për golin e fitores (82').

Holanda e Ronald Koeman fiton me përmbysje, duke mposhtur Poloninë 2-1 në ndeshjen e parë të Grupit D të Kampionatit Evropian 2024. Vendosi ndeshjen një gol shtatë minuta nga fundi i Weghorst, por edhe pritjet e portierit Verbruggen. Polonia kaloi në epërsi me Buksa, falë një goditjeje me kokë nga këndi në minutën e 16 të ndeshjes. Pa Lewandowski (në pankinë) dhe Milik (të operuar) polakët nuk hoqën dorë nga sulmet, duke evidentuar edhe limitet e prapavijës Oranje. Skuadra e Koeman megjithatë ka kualitet: Gakpo barazoi në minutën e 29' pas një goditje të devijuar.

Lexo më tejVideo/ Fjalimi i pamëshirshëm i Deschamps me lojtarët në pushim kundër Gjibraltarit: e po fitonin 7-0

Ndeshje e madhe e Szczesny, që shpëtoi të paktën katër gola të tulipanëve, përpara se të rrëzohej nga devijimi nën portë i weghorst në minutën e 83'. Protagonist edhe portieri i Holandës Verbruggen, që shpëtoi disa herë rezultatin dhe lejon Koeman të presë i qetë ndeshjen debutuese të Francës, rivalja kryesore.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI