Flash

Video/ Kroacia për brenda ose jashtë: Kombëtarja rikthehet në stërvitje

Lapsi.al 17 June 2024
Video/ Kroacia për brenda ose jashtë: Kombëtarja rikthehet
Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë në kampin bazë stërvitor të kuqezinjve në Kaiserau, pas sfidës debutuese me Italinë, që u luajt të shtunën në stadiumin e Dortmundit. Humbja me kampionët e Europës e ka bërë ndeshjen me Kroacinë vendimtare për të shpresuar ende kualifikimin. Skuadra iu drejtua fushës në orën 12:00 të dielën, me grupin të ndarë në dy pjesë. Lojtarët që ishin titullarë ndaj Italisë kryen stërvitje të lehtë dhe pa ngarkesa, mes palestrës dhe fushës. Ata lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta kanë vijuar stërvitjen me ngarkesë të plotë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike. Kuqezinjtë do të vijojnë stërvitjen edhe sot, teksa do të ketë vetëm një seancë stërvitore. Kuqezinjtë do të zbresin në fushën e SportCenter në ora 16:00 dhe seanca do të jetë e hapur 15 minutat e para për mediat.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI