Flash

Video/ Muçi e Rashica rrëmbejnë Kupën e Turqisë: Besiktas mposht 3-2 Trabzonspor

Lapsi.al 23 May 2024
Video/ Muçi e Rashica rrëmbejnë Kupën e Turqisë:
Në pritje të vendimit të Jose Mourinho për të marrë drejtimin e skuadrës sezonin e ardhshëm, Besiktas fiton Kupën e Turqisë. Bardhezinjtë kanë mposhtur jo pa vështirësi 3-2 Trabzonspor në finale. Një sukses i rëndësishëm për klubin dhe trofeu i parë në Turqi për dy futbollistët shqiptarë: Ernest Muçi e Milot Rashica. Futbollisti kuqezi ka luajtur titullar, duke u zëvendësuar vetëm në minutën e 90', kur Besiktas kërkontë forca të freskëta përpara në kërkim të fitores. Muçi u zëvendësua nga Kilicsoy, me teknikun Topraktepe që shtyu përpara gjithë ekipin, që shënoi golin e fitores në minutën e katërt shtesë. Rashica nga ana tjetër e nisi nga pankina ndeshjen. Ai hyri në minutën e 64', duke marrë vendin e Ghezzal. Lexo më tejMourinho nga rival në trajner i Muçit e Rashicës: "Përmbushëm pritshmëritë e tij financiare" Ndeshja u bë e vështirë për Besiktas shumë shpejt. Trabzonspor shënoi golin e avantazhit në minutën e 18' me Onuachu. Reagimi i bardhezinjve erdhi në fundin e pjesës së parë, kur Ghezzal barazoi me penallti në minutën e parë shtesë. Ucan kompletoi përmbysjen në minutën e 54', por pikërisht në minutën e 89' Pepe riktheu ekuilibrin. Kush mendonte se do të kishte shtesë u gabua, sepse në minutën e 94' Al-Musrati vendosi sfidën me golin e 3-2, që pa teknikun Topraktepe të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 99'.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI