Flash

"Shumë i mbaruar për të qenë ai!", video e pabesueshme e Ibrahimovic në kalçeto që habiti tifozët

Lapsi.al 23 May 2024
"Shumë i mbaruar për të qenë ai!", video e
"A është ai apo nuk është ai?" thonë Ezio Greggio dhe Enzino Iacchetti në Striscia La Notizia prej vitesh. E kjo është ezaktësisht pyetja që shumëkush ia ka bërë vetes teksa shikonin një video që është bërë virale në TikTok. Aty Ibrahimovic (ose një i ngjashëm me të) luan kalçeto në një qendër sportive në Milano, por me rezultate të dyshimta.

IBRA LUAN KALÇETO?

Fillimisht një stopim i gabuar, pastaj një goditje e lirë që përfundon në anën tjetër të fushës: Ibrahimovic (fals?) në video është me të vërtetë një katastrofë në fushë dhe djali që e filmoi nuk humbi asnjë rast për tu tallur me të. Por a është vërtet Ibrahimovic ai në fushë? Nëse nuk është ai, ngjashmëria e fytyrës dhe ajo fizike është vërtet sensacionale. Pas atij të Lautaro dhe Lukaku, a mos është sozia e Ibrahimovic? Lexo më tejSuedia nderon Ibrahimovic: "Futbollisti ynë më i madh i të gjitha kohëve" Në komente, shumë kanë vënë në dyshim nëse ai në video është Zlatan. “Shumë i mbaruar për të qenë ai” dhe sërish “Nuk e rreh djalin që e talli, nuk mund të jetë Ibra”, ishin ndër komentet më të gjetura. Ndërsa ka nga ata që besojnë vërtet se është sulmuesi suedez dhe e justifikojnë duke shkruar "është normale të kesh një rënie fizike kur stërvitja intensive ndërpritet pas 20 vjetësh". Në realitet ka video të tjera të Zlatan duke luajtur futboll me pesë në rrjetet sociale, të jetë vërtet ai? Në këtë video pastaj bën një veprim fantastik e duket vërtetë ai...
@attiliofabio0♬ suono originale - Attilio di Bresso

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI