Flash

Arabët frikësojnë Milan: Al-Hilal gati të paguajë klauzolën për të marrë Leao

Lapsi.al 23 May 2024
Arabët frikësojnë Milan: Al-Hilal gati të paguajë
Para, para, para. Shumë para, shumë. 175 milionë euro, aq sa është klauzola e lirimit të përfshirë në kontratën mes portugezit Leao dhe Milan. Arabët e Al-Hilal janë të gatshëm të shkojnë deri në këtë nivel për të rrëmbyer sulmuesin portugez nga kuqezinjtë. Lajmi i bujshëm u trumpetua sot nga gazeta sportive portugeze 'O Jogo'. E përditshmja, në faqen e saj të parë, flet për një ofertë të mbërritur në Casa Milan, ekonomikisht e parefuzueshme. Theksi është në një pikë që e lë Milan në duart elojtarit: duke qenë se ka të bëjë me pagesën e klauzolës, mbetet që të të kuptohet se cili mund të jetë vullneti i Leao. Lexo më tejVideo/ Kritikoi Neymar: Jorge Jesus rrezikon shkarkimin nga Al Hilal Sipas asaj që shkruan O'Jogo, klubi arab synon të tentojë Kupën e Botës për Klube, kompeticion në të cilin do të marrë pjesë në verën e vitit 2025. E, për këtë arsye, i ka hedhur sytë nga talenti portugez, gati për t'i trefishuar pagën aktuale prej shtatë milionësh që Leao merr nga Milan. Këtë sezon Al-Hilal, një skuadër që tashmë ka në organikë Koulibaly, Milinkovic-Savic dhe Neymar, u bë kampione e Arabisë pasi dominoi kampionatin. Lojtarët e stërvitur nga një tjetër portugez, Jorge Jesus, fituan titullin me tre javë nga fundi. Al-Hilal përfundoi i pamposhtur me 90 pikë (+12 ndaj Al Nassr të Cristiano Ronaldos) dhe 96 gola të shënuar.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI