LOTITO, GJUMË GJATË SEANCËS NË SENAT
Pas një ndërhyrjeje të presidentit të Napolit që synonte të nxiste diskutime, duke iu referuar 6-8 klubeve vendimtare për Serie A, me gjithë respektin për të tjerat e cilësuara si “push”, fjala kaloi te kolegu i tij i Veronës, Seti. Teksa ky i fundit filloi të fliste në krah të tij, Lotito mbylli sytë, duke lënë përshtypjen se flinte. Ndryshe nga ajo që ndodhi pak më parë, me presidentin e bardhekaltërve të impenjuar duke folur, këtu është një moment relaksi i dukshëm. Lexo më tej: Kërkoi zgjidhjen e kontratës, Lotito i kthehet Luis Albertos: "Të ikë falas? Nuk jam budalla unë" De Laurentiis, i cili po shikonte drejtpërdrejt nga Lotito, i pa inkuadruar, i tërhoqi vëmendjen kur vuri re se po e zinte gjumi. Në atë moment Lotito i bëri me shenjë presidentit të Napolit se gjithcka ishte në rregull, duke mohuar se kishte fjetur dhe duke treguar drejtpërsëdrejti në drejtim të presidentit Setti. Qëllimi i tij ishte të tregonte se ishte përqendruar shumë në fjalët e presidentit veronez, në një debat që po nxehej. Një skenë e bukur, por jo e izoluar, duke qenë se Lotito mbylli sytë edhe herë të tjera.Lotito si addormenta in Senato mentre parla Setti, lo sveglia... De Laurentiis. Il video https://t.co/d7b0NPy2ww
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) May 22, 2024