Flash

Nuk po pranon askush, Bayern zgjedh trajnerin që ra nga kategoria: Kompany zëvendësues i Tuchel

Lapsi.al 21 May 2024
Nuk po pranon askush, Bayern zgjedh trajnerin që ra nga kategoria: Kompany
Vincent Kompany si trajner i ri i Bayern Munich. Klubi bavarez ka hedhur sytë nga ish-mbrojtësi i Manchester City, i cili e mbylli sezonin me rënien e hidhur të Burnley në Champions. Megjithatë, gjermanët kanë parë tek ai profilin e duhur për të nisur një rrugë të re të rritjes së ekipit, totalisht revolucionare në krahasim me atë që kanë parë vitet e fundit. Jo më trajnerë të mëdhenj, por të rinj me perspektivë të aftë për të dhënë edhe ide të reja nga pikëpamja e lojës e për të përballuar presionin e një klubi kaq të njohur. Pak a shumë si ajo që ndodhi me Naglesmann, i cili më pas refuzoi të kthehej dhe qendroi trajner i Gjermanisë. Ky është në terma të gjerë projekti strategjik i Bayern, i cili, për të thënë të vërtetën, kishte synuar menjëherë Xabi Alonson për të zëvendësuar Tuchel, përpara se të përballej me refuzimin e trajnerit të Leverkusen. Kështu, refuzimi erdhi edhe nga Rangnick që nuk dëshironte të ulej në pankinën prestigjioze të Bayern, me klubin që papritur u gjend pa një timonier për t'i besuar fatin e skuadrës duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Tani emri i Kompany që do të përfaqësonte fillimin e një projekti të ri.

KONFIRMIMI I NEGOCIATAVE

Sipas asaj që u zbulua nga Fabrizio Romano, Kompany duket se tashmë ka marrë një telefonatë direkt nga drejtuesit e Bayern për t'u informuar për situatën e tij. Kompany është i hapur për negociata, të cilat janë ende në fazën fillestare, por interesi konfirmohet: trajneri është në listë. Kompany ka pasur dy eksperienca si trajner në karrierën e tij. E para në pankinën e Anderlecht në 2020 dhe më pas te Burnley në 2022, duke e rikthyer skuadrën në Premier League para rënies së re këtë vit.

MODULI I PREFERUAR

Kompany preferonte 4-2-3-1 te Burnley, skemë me të cilën Bayern ka arritur suksese të shumta në të kaluarën. Kështu që për momentin Bayern tani po fokusohet në një grup të vogël kandidatësh për trajner nga Premier League. Pas refuzimit të Crystal Palace për lirimin e Glasner, ka emra të tjerë në listë, por Kompany në fakt duket se ka një shans për t'u bërë tekniku i ri. Kompany është gjithashtu i njohur me Bundesligën pasi ka luajtur në Gjermani midis viteve 2006 dhe 2008.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI