Flash

Lautaro rrëfen çfarë do të thotë të jesh kapiten i Inter: “Asllani nuk më foli ca kohë”

Lapsi.al 21 May 2024
Lautaro rrëfen çfarë do të thotë të jesh kapiten

Lautaro Martinez nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Argjentinasi ishte kapiteni i Inter në sezonin që çoi në titullin e yllit të dytë, një arritje e jashtëzakonshme që për të është vetëm fillimi. Këtë vit argjetinasi luajti në krah të Marcus Thuram, një shok sulmi i pamenduar, me të cilin krijoi menjëherë një lidhje të veçantë. Një raport që bëri të harrohej edhe harmonia e shkëlqyer e LuLa, tandemit magjik që i bëri zikaltrit të ëndërronin me Romelu Lukaku.

Në intervistën e tij për Gazzetta dello Sport, argjentinasi tregoi se si e përjetoi kampionatin e kaluar, duke filluar nga lojtari me të cilin ndan repartin. Mendimi për dallimet me belgun është i pashmangshëm: "Kam bërë gjëra të shkëlqyera me Romelu, një që i vetëm merr dy lojtarë me vete, por me Marcus kam më shumë mundësi, më shumë zgjedhje, më shumë hapësira. E ishte vendimtare ta fillonim së bashku që nga grumbullimi. Pas vitesh bëra një përgatitje të plotë, pasi kalova përfundimisht problemin e kaviljes që nuk më lejoi ta përjetoja Kupën e Botës ashtu siç do të kisha dashur".

Lukaku tashmë është një kujtim shumë i largët, edhe pse vitet e fundit ata kanë qenë pika referimi e njëri-tjetrit. Marrëdhënia e tyre dukej se funksiononte edhe jashtë fushës, me një sintoni totale që i bëri ata të punonin si dyshe në fushë. Megjithatë, që kur u largua nga Inter herën e fundit, Lautaro nuk ka folur më kurrë me të, duke e pranuar me pak keqardhje: "Ai nuk m'u përgjigj në atë kohë të famshme dhe për të dy mbaroi aty. Të gjithë kthyem fletën".

LAUTARO KAPITEN E PRAPASKENA ME ASLLANIN

Këtë vit sulmuesi u ngarkua me përgjegjësi të reja, duke u bërë kapiten i ekipit pas largimit të Milan Skriniar. Dhe Lautaro e mori këtë rol të ri shumë seriozisht, duke vepruar si një lider për të gjithë grupin. Argjentinasi përdori ndihmën e senatorëve për të vënë në rrugën e duhur edhe të ardhurit e fundit, që luajtën një rol të rëndësishëm në fitimin e titullit këtë sezon.

Lexo më tej: Historia/ Tetë vitet e Suning te Inter: blerja e trofetë deri në lamtumirën e trishtë

Gjatë intervistës Lautaro tregoi një histori të vogël që ndodhi me Asllanin: "Unë ua thashë shokëve të mi që në fillim, një kapiten ka nevojë për të gjithë. Kam folur me Darmian, Acerbi, Dimarco, Bastoni, Barella.... Kisha nevojë për ndihmën e tyre dhe ma dhanë për t'u shpjeguar të rinjve se çfarë është Inter dhe për të sqaruar rrugën që duhet të bënim të gjithë së bashku. Për shembull, në fillim të sezonit i fola qartë Asllanit, i cili e ndjeja se ishte me moral të rënë. Ai kishte nevojë për një të shkundur e madje kështu u rrit, sepse ai ka gjithçka për të qenë lojtari i së ardhmes për Inter. Për një farë kohe nuk më foli, por më pas e kuptoi dhe më falënderoi".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI