Flash

Rishfaqet finlandezi Zilliacus: "Oaktree-Inter lajm i trishtë, por për mua tani do të jetë më e lehtë"

Lapsi.al 22 May 2024
Rishfaqet finlandezi Zilliacus: "Oaktree-Inter lajm i trishtë, por

Sipërmarrësi finlandez Thomas Zilliacus, i njohur për synimet e tij për të blerë klubin e Inter, është rikthyer për të folur për TvPlay, duke konfirmuar edhe një herë interesin e tij: “Oaktree është pronari i ri i Inter? Lajm i trishtë për Inter sepse ky ndryshim i pronësisë nuk siguron vazhdimësi, nuk lejon planifikimin e duhur dhe nuk e lejon klubin të mbajë standarde të larta - tha ai përpara se t'u drejtohej drejtpërdrejt tifozëve -. Disa më pyetën përse unë vetëm kam folur, përse nuk bëra asgjë për të blerë Inter. Tani që epoka e Suning mori fund, mund t'ju them se e kuptoj zhgënjimin e tifozëve. Por faji nuk është i imi. Unë kam bërë dy oferta për të blerë Inter në vitin e fundit".

LËVIZJA TE OAKTREE

"Unë jam shumë i interesuar për Inter. Tani mund të jetë më e lehtë sepse Oaktree është shumë i motivuar për të shitur klubin. Oaktree është lloji i entitetit që, nga sa kuptoj unë, është i interesuar të rikthehet në marrëveshje". Nuk ka ende një njoftim zyrtar, por me sa kuptohet duhet të shkojë në këtë drejtim'.

PROJEKTI

"Sipas këndvështrimit tim, të gjitha klubet duhet t'i përkasin tifozëve. Pa tifozë nuk ka klub. Kam mundësinë të përfshij shumë investitorë të mëdhenj edhe në blerjen e Inter. Jam duke kërkuar një model që mund të përfshijë edhe tifozët: Inter duhet t'i përkasë tifozëve të tyre. Tre nga klubet më të mëdha të Champions League, Real Madrid, Bayern dhe Borussia Dortmund, i përkasin tifozëve dhe për mendimin tim nuk është rastësi".

Lexo më tej: Mandat arresti për Zilliacus: miliarderi finlandez donte të blinte Inter

VLERËSIMI I KLUBIT

"Vlerësimi për të blerë Inter është rreth një miliard euro. Unë do t'i bëj propozimin Oaktree për të demonstruar se klubi mund të kalojë në një sipërmarrje popullore, si një projekt i ngjashëm me Barcelonën ose Bayern Munich", e mbylli Zilliacus.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI