SURPRIZA E MENDUAR NGA CITIZENS
Dhe klubi pati idenë e një surprize shtesë për Mirabelle, duke dorëzuar trofeun e Premier League në shtëpinë e saj në Oldham të hënën. Vogëlushja 5 vjeçare ishte e ftuara e nderit, në festën e krijuar në oborr me miqtë e saj të familjes dhe qenin Sergio. Prindërit e saj qanë kur zbuluan se ajo do të ishte tifozja e parë e City që do të vizitohej nga trofeu i fundit, por arritën të ruanin sekretin për të parë pamjen në fytyrën e vajzës së tyre kur të mbërrinte. Mirabelle ka pasur një jetë të vështirë që nga lindja, me nënën Natalie që zbuloi në skanerin 21-javor se kishte diçka që nuk shkonte me shtatzëninë. Janë kryer gjashtë operacione tashmë, përfshirë dy urgjente dhe dy operacione në sy për t'u siguruar që gjithçka të funksionojë siç duhet. Ka shpresë që një operacion i shtatë këtë verë në gjithë shtyllën kurrizore të ketë përmirësime të mëdha, por familja e Mirabelle është mahnitur nga sa e fortë ka qenë vajza e vogël, në përpjekje për të jetojë një jetë sa më normale.?✨ What a remarkable gesture from Manchester City... ? A heartwarming surprise that this family will always remember! ?pic.twitter.com/lMw2AXdcuR
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) May 21, 2024