Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

“Të dënuar për të fituar”. Shehi kërkon vendin e parë, Gvozdenovic i zhgënjyer: “Ishte më shumë një barazim”

Lapsi.al 4 May 2024
“Të dënuar për të fituar”. Shehi kërkon

“Vinim pas një derbi që dihet që të shkarkon shumë. E rëndësishme të shihnim impenjim e dëshirë. Në pjesën e dytë ishim më shumë prezent te porta, kur ndërton shumë, kundërshtari mundohet të kapë në kundërsulm. Kemi qenë shumë afër portës dhe shumë prezent. Kur kërkon e ngulmon, shpërblehesh. Më vjen mirë që lojtarët e stolit futen dhe janë të domosdoshëm për skuadrën”. Orges Shehi i gëzohet fitores së parë në këtë sezon përballë Skënderbeut, por tani hedh sytë për më shumë. Partizani e sheh veten tre pikë larg kreut dhe në dy javët e fundit do të tentojë të bëjë parakalimin.

“Ne do të tentojmë të bëjmë maksimumin e marrim maksimumin – tha Shehi -. Gara ka hyrë në fazë delikate, 3 skuadra në luftë për vendin e parë, 4 të tjera në katërshe apo play-out. Këtu është çështje mentaliteti, duhet të ngulisim fort mentalitetin. Pavarësisht skuadrave dhe objektivat, të jemi të fortë, të disiplinuar dhe të përgjegjshëm që të marrim tre pikët”. Në fund edhe batuta për përgjegjësinë që ka kur je trajner I Partizanit: “Të dënuar për të fituar dy të fundit? Patjetër”, tha Shehi.

GVOZDENOVIC: “SOT ISHTE PËR BARAZIM”

“Sot ishte një ndeshje për barazimi. Nuk e them që e meritonte Partizani fitoren, por do i uroja për fitoren. Në pjesën e parë ishim mirë, në pjesën e dytë ra pak rritmi. Partizani bëri presion me topin e gjatë, por nuk reaguam mirë. Kishim një shans të mirë me Rashicën për të shënuar, por ky është futbolli”. Ivan Gvozdenovic nuk e pranon humbjen, pavarësisht se tashmë është dënuar nga goli i ish-sulmuesit të Skënderbeut Mensah.

Lexo më tej“Kampionat i çmendur”. Mehmeti i dëshpëruar për humbjen, Brdaric falenderon trajnerin e hequr: “Patëm fat”

Tani Gvozdenovic ka nevojë për dy fitore e të shpresojë se Dinamodo të gabojë diçka: “Nuk i pashë rezultatet e ndeshjeve menjëherë, por pas 10 minutash. Të mërkurën luajmë me Laçin, pastaj në fund ndaj Vllaznisë në Shkodër, gjithçka është e hapur dhe do të shikojmë javë pas jave. Jemi në lojë, do të luftojmë fort deri në fund. Të përgatitemi mirë ndaj Laçit dhe do të luftojmë deri në fund”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI