Flash

"Nervozizëm, nuk e di nga vjen". Tetova eviton fjalën krizë, por janë 7 pa fitore, Gvozdenovic: "E dominuam"

Lapsi.al 16 March 2024
"Nervozizëm, nuk e di nga vjen". Tetova eviton fjalën

“Mërzitja është, sepse pësuam dy gola me episode aty ku kemi pikën më të fortë, goditjet standarte, kemi shtatlartësi. Kishim një nervozizëm të pakuptimtë pas 10 minutave lojë, nuk e di nga vjen te lojtarët. Por mbi të gjitha më mirë që ndodhi në këtë moment, se kemi pushim para e kemi mundësi të rikuperojmë". Edlir Tetova nuk shpjegon dot asgjë nga sa po ndodh me Egnatian e tij. Kryesuesit e kampionatit, të mundur 2-0 nga Skënderbeu, kanë arritur në ndeshjen e shtatë radhazi pa fitore. "Nuk ka ngërç, ekipi ka luajtur futboll, ka shkuar para portës e nuk ka bërë gol. Ngërçi është vetëm te shënimi i golit. Montenegro po sakrifikon, është i vetmi sulmues i skuadrës që po merr minuta pa fund e nuk i bën shumë mirë për momentin”.

Tetova tani rrezikon vendin e parë, edhe pse udhëhoqi kampionatin për tre faza: "Puna e premios besoj se është shtysë për të gjithë, edhe për klubin e lojtarët. Te pjesa e konkurrencës, çdo lojtari i bën mirë. Në stërvitje kishte doza të mira se të gjithë kanë pasur minutazhin e duhur dhe janë shfaqur mirë. Mendoj se ndeshjet fitohen në stërvitje. Kur ke konkurrencën e mirë, që në fundjavë në fushë, edhe kur heq një lojtar, çdo gjë të jetë në rritje".

Rotacioni ka qenë një ide që tekniku e ka patur në kokë që kur nisi mungesa e rezultateve, por duket se Tetova po i qendron mendimit të tij, pavarësisht se rezultatet nuk i japin të drejtë: "E kam në kokë kush do të jetë ajo 11-she që do të na përfaqësojë, por gjithmonë edhe ata që angazhohen me minutazhin e duhur, janë fitore për çdo ekip".

GVOZDENOVIC: "DUAM TË FITOJMË ÇDO NDESHJE"

“Jam shumë i lumtur e i kënaqur, çunat e meritojnë gjithçka. Sot ishte ndeshje e bukur, e dominuam, ishim shumë mirë në fazën mbrojtëse, në ekuilibër. Sot ishte futboill direkt në fazën sulmuese kur fitojmë topin. Çunat e meritojnë dhe ishin të zgjuar, e dinim si do menaxhohej situata, si do mbrohej rezultati. Tre pikët ishin shumë të rëndësishme për ne sot". Ivan Gvozdenovic nuk përmbahet, pas fitores me Egnatian, që forcon pozitat e Skënderbeut në vendin e katërt në renditje. Tekniku serb kujton edhe shtyllën e rrogozhinasve: "Nëse shënonte, shkonte 2-1, pastaj kush e di se si mbarojmë. Por fati është pjesë e lojës, çunat meritojnë edhe fat. Dëshira e madhe është të fitojmë çdo ndeshje, është e vështirë por do e provojmë".

Lexo më tejFranklin trondit Egnatian: Tetova del i shkatërruar nga Korça dhe rrezikon kreun

Bardhekuqtë duan ta mbyllin kampionatin në katërshe, për të patur një shans për titullin. Përvec Vllaznisë, me të cilën kanë vetëm humbje, ata e kanë luajtur hapur edhe me Partizanin e aq më tepër me Egnatian: "Sigurisht do provojmë të rrimë në katërshe. Dinamo e Tirana janë afër, Dinamo ka edhe një ndeshje, gjithçka është e hapur, ka edhe 8 javë. Sigurisht kemi besim të madh dhe do vazhdoje e luftojmë”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI