Flash

"Kemi faj nga portieri te unë". Cungu merr përgjegjësitë pas barazimit, Deliallisi: "Humbëm 2 pikë"

Lapsi.al 16 March 2024
"Kemi faj nga portieri te unë". Cungu merr

“Nuk mendoj se është çështje presioni, jeta është presion, jo vetëm futbolli, aq më tepër kur kërkohet rezultat. Mund ta quaj ndeshje pozitive sa i përket reagimit dhe mënyrës së lojës në krahasim me ndeshjet e mëparshme. Por kërkonim tre pikë, se i kemi oksigjen, duhet të punojmë më shumë se kemi shumë problematika për të rregulluar". Armando Cungu nuk ka asnjë fitore që kur është ulur në pankinën e Laçit dhe po e sheh ekipit të fundoset (mund të parakalohet nga Teuta). Tekniku i bardhezinjve megjithatë nuk ka frikë të marrë përgjegjësitë: Nuk mendoj se ka faj reparti i sulmit, kemi faj të gjithë duke filluar nga portieri e te unë. Për të shënuar gol duhet kontributi i të gjithëve. Po të kisha alternativë tjetër do të ishte në lojë".

Cungu mundohet ta shohë gotën gjysmë plot, edhe pse kjo është e vështirë: "Mendoj se humbëm dy pikë. Në pjesën e parë luajtëm më mirë, në të dytën me pak kujdes duhej të shënonim. Ekipi krijoi situata loje me aksione të menduara. Por na mungoi finalizimi që po vuajmë dhe e ka vuajtur ekipi edhe më parë. Ky është edhe rezultat i statistikave, na del detyrë që të punojmë sa më shumë në këtë aspekt. Kjo nuk rregullohet për një ditë, unë si trajner jam munduar të bëj idetë e mia, për t’i implementuar te stërvitjet".

Për fatin e teknikut Cungu tani vjen pauza e kombëtares, që mund ti japë pak më shumë kohë për të punuar me lojtarët, duke larguar disi stresin e ndeshjeve dhe mungesës së rezultateve: "Kjo pauzë na ndihmon për të pasur më shumë mundësi, për të punuar e kuptuar njëri-tjetrin. Nuk është se kanë mbetur shumë ndeshje dhe është jetike për të kuptuar e për të qenë të afërt me njëri-tjetrin”, tha Cungu.

DELIALLISI: "HUMBËM DY PIKË SOT"

“Ishte ndeshje episodesh, por 20 minutat e fundit zotëruam topin dhe mund të kishim goditur kundërshtarin por nuk mundëm, por pikët janë aty dhe vazhdojmë me kokën lart". Alfred Deliallisi vazhdon të besojë se mund të shpëtojë Erzenin e tij, edhe pse afërsia me zonën e shpëtimit ja lejon. Sidoqoftë, tekniku e ka të qartë se ka humbur një mundësi shumë të mirë për të ndryshuar situatën e renditjes: "Laçi gjatë gjithë kohës ishte në ekuilibër dhe na fuste në trysni dhe i shkoi për shtat atyre. Ne patëm raste më të pastra me Mihanën në fund të ndeshjes dhe unë them që ishim ne që humbëm dy pikë sot.

Lexo më tej: Erzeni e Laçi 'mbysin' njëri-tjetrin: Cungu asnjë fitore e tani mund të kalohet nga Teuta

Shpjegimi për limitet e skuadrës është e gjitha këtu: "Marzuku ka qenë me temperaturë gjatë natës, Zeka pardje është bërë baba dhe ka udhëtuar, nuk kishim cfarë të humbnim dhe prandaj e aktivizova atë, nuk pata alternative. Topin e falëm shumë kollaj Kahrimanoviç u mundua dhe skuadra dha gjithçka por ky ishte rezultati".

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI