Flash

Video/ Muriqi fiton derbin shqiptar me Uzunin: Beratasi nuk kaloi dot portierin serb, inatin ia nxjerr shtyllës

Lapsi.al 16 March 2024
Video/ Muriqi fiton derbin shqiptar me Uzunin: Beratasi nuk kaloi dot portierin
Myrto Uzuni kthehet nga Spanja pa gol, përpara se ti bashkohet teknikut Sylvinho, duke humbur derbin shqiptar në La Liga. Feston Vedat Muriqi e Mallorca, edhe pse qendërsulmuesi kosovar nuk shënoi në fitoren 1-0 të vendasve. Granada mbetet e parafundit me 14 pikë dhe gjërat duken të vendosura me zonën e shpëtimit tani 10 pikë larg. Mallorca në anën tjetër ngjitet në kuotën e 30 pikëve, duke u qetësuar në vendin e 14. Uzuni nuk po arrin dot të ndihmojë skuadrën e tij në këtë sezon në La Liga. Beratasi, që u bë shënuesi më i mirë në sezonin e kaluar në Segunda, sidoqoftë mbetet shënuesi më i mirë i Granada. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është edhe lojtari që godet më shumë portën kundërshtare me 22 tentativa në këtë kampionat. Një shans të tillë Uzuni e ka humbur edhe në sfidën me Mallorca, kur goditja me kokë e tij u ndal nga portieri serb Rajkovic. Nervat Uzuni i nxorri duke goditur shtyllën me shkelm, përpara se të zëvendësohej në minutën e 72'. Lexo më tej: Video/ Super Uzuni, dygolëshi i parë në La Liga: beratasi nuk mjafton, Sociedad përmbys Granadan në fund Muriqi, në anën tjetër, nuk shënoi, me ndeshjen që u vendos nga Raillo në minutën e 85'. Kosovari qendroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes dhe mbetet një pikë referimi e Mallorca, pavarësisht vetëm 5 golave të shënuar. Muriqi ka në shifrat e tij edhe 2 asist dhe ka shenjstruar 18 herë portat kundërshtare këtë sezon, i dyti për ishullorët pas Larin.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI