Flash

Ish-e fejuara e Boateng u vetëvra, e ëma bën akuzën e tmerrshme: "Im bir i keqtrajton gratë prej vitesh"

Lapsi.al 16 March 2024
Ish-e fejuara e Boateng u vetëvra, e ëma bën akuzën e

Stuhi polemikash mbi Jerome Boateng, futbollistin që prej datës 2 shkurt ka veshur fanellën e Salernitanës. Një email i dërguar një avokati gjerman nga e ëma e tij Martina tre vjet më parë, më 25 mars 2021, por që është zbuluar vetëm tani, akuzon mbrojtësin gjerman për dhunë ndaj grave: “Për vite me radhë djali im i ka keqtrajtuar gratë mendërisht dhe fizikisht. Tani Kasia Lenhardt kreu vetëvrasje dhe ai përsëri nuk dëshiron të përballet me pasojat e sjelljes së tij". Avokati i lojtarit theksoi se klienti i tij “nuk mund të bëjë deklarata” për atë që u publikua, sepse procedurat ligjore janë ende në vazhdim. Në muajt e fundit, Boateng e ka deklaruar gjithmonë veten të pafajshëm.

Jerome Boateng ka përsëritur gjithmonë se ai kurrë nuk e ka sulmuar fizikisht ish-partneren e tij Kasia Lenhardt, e cila kreu vetëvrasje brenda shtëpisë së saj më 9 shkurt 2021. Mediat gjermane raportojnë se një avokat, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka deklaruar se viktima e supozuar ka dashur ta denoncojë disa javë para vdekjes së saj, pasi kishte pësuar sulme fizike dhe verbale.

HETIMI MUND TË RIHAPET

Dy javë pasi mësoi vdekjen tragjike të Kasia Lenhard, Prokuroria filloi një hetim paraprak kundër futbollistit për "dëmtim personal të dyshuar me dashje". Gjykata e mbylli çështjen për mungesë provash për të mbështetur fajësinë e tij, edhe nëse fjalët e së ëmës mund të çojnë në rihapjen e çështjes.

Boateng kishte qenë në qendër të një procedimi tjetër të ngjashëm pasi kishte sulmuar fizikisht një nga ish-partneret e tij Sherin Senler, nënë e dy vajzave të tij. Mbrojtësi i Salernitanës ishte denoncuar për ngjarje që ndodhën gjatë një pushimi në Karaibe në 2018, pas eliminimit të Gjermanisë nga Kupa e Botës në Rusi. Gjykatësi e kishte dënuar me 1.8 milionë euro gjobë “për lëndim personal dhe fyerje të rrezikshme të qëllimshme”, por Gjykata e Lartë e Bavarisë e anuloi dënimin.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI