Flash

"Ka lojtarë që s'janë në formë". Shehi nervoz pas 1-0 me Teutën, Martini: "Asnjë ndryshim me Partizanin"

Lapsi.al 16 March 2024
"Ka lojtarë që s'janë në formë". Shehi

“Është e vërtetë që humbëm dhe ndoshta skemi bërë ndeshjen tonë më të mirë, por humbëm nga një goditje standarte. E dija që kjo ndeshje do të vendosej me episode, fitoi kundërshtari dhe mori lojën. Në qoftë se nuk fiton duelet është shumë e vështirë, kundërshtari ishte shumë agresiv". Orges Shehi kthehet të përtypet hidhur pas një tjetër humbje në kampionat. Partizani doli i mundur nga Niko Dovana i thyer nga Teuta, duke treguar gjithë limitet e tij.

Një situatë që e bën teknikun Shehi të shfryjë dufin, duke shfaqur nervozizëm pas ndeshjes: "Ka ndeshje që disa lojtarë sjanë në formën më të mirë. Dy tre herë që neglizhuam ekipi kundërshtar na rrezikoi. Kur merrnim topin, Mba skishte pikë mbështetje dhe u munduam ta zgjidhnim me Tedin në thellësi. Unë mendoj që skuadrat janë pothuajse të përafërta dhe nëse ul dozën e motivimit ndodh kështu, të humbësh. Nuk është hera e parë këtë vit, por dhe herët e tjera ka ndodhur kështu, kush ka më shumë grintë dhe vlerëson situatat ja del të triumfojë”, e mbylli Shehi.

MARTINI: ASNJË NDRYSHIM ME PARTIZANIN

“Ishte shumë e rëndësishme fitorja pas eliminimit në Kupë, ekipi ishte në gjendje jo të mirë mentale. Ishim stërvitur mirë, Partizanin e vlerësuam maksimalisht, e mposhtëm në të gjitha drejtimet. Minutat e fundit na u bënë gangrenë, prisja golin e dytë që të ishim më të çliruar". Edi Martini është euforik pas fitores 1-0 me Partizanin. Tani, Teuta ka barazuar Laçin dhe mund të shkëputet prej tyre nëse fiton ndeshjen e prapambetur me Dinamon. "Unë sdua të them që mendojmë për lart pasi kur e kam thënë sikur më kanë gjuajtur me gurë, do rrimë me këmbë në tokë, skemi bërë asgjë me Partizanin, vetëm detyrën".

Lexo më tej: Peposhi lë Qirkon si statujë: Teuta fut në krizë Partizanin, Shehi humbet edhe Alban Hoxhën

"Unë edhe kur humb e them që dua katërshen jo më kur fitoj. Por sdua ta them tani, sot kemi bërë detyrën se nuk shoh asnjë ndryshim mes Teutës time dhe Partizanit”, tha Martini pas ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI