Flash

Cara e Kukësi erdhën në momentin e duhur: Shehi tani pret të nisë rikuperimin pikë/lojtarë

Lapsi.al 4 March 2024
Cara e Kukësi erdhën në momentin e duhur: Shehi tani pret të
Fitore kundër Kukësit, por rëndësia është shumë më e madhe se të mundësh vendin e fundit. Partizani po vuan të ndërtojë vazhdimësinë i goditur më së shumti nga mungesat e vazhdueshme e me peshë në formacion dhe një vështirësi logjike të përthithjes së modaliteteve të lojës së synuar nga tekniku i ri. Thënë kjo, Orges Shehi e priste reagimin e të kuqve, bindshëm në lojë e rezultat dhe madje e kishte lajmëruar në vigjilje të sfidës se nuk ishte i shqetësuar, pasi sheh te lojtarët shenja të pangatërrueshme të kthesës së kërkuar. E pastaj në formacion 46 vjeçari pati sërish në dispozicion sulmuesin Cara e mesfushorin Maguette të kthyer nga skualifikimi e dëmtimi. Të dy nuk vonuan të bënin protagonistin, duke i dhënë të drejtë edhe trajnerit Shehi, përse i konsideronte kaq fondamentalë për çështjen. Cara krijon atë thellësi vertikalizimi dhe superioriteti numerik ideal për të thyer linjat, ashtu si pak e kanë aftësinë ta bëjnë në organikë. Senegalezi pastaj, përtej 21 viteve, luan si veteran, është pothuaj i pakalueshëm përpara mbrojtjes dhe kontributi në zonën gol është i të gjithë respektit me 4 realizime. Lexo më tejVideo/ Tris për t’i dhënë fund krizës: Partizani shkatërron Kukësin, dygolësh i Carës dhe vula e Mehmetit Në 3-0 kundër verilindorëve që vijnë nga shtatë humbje radhazi janë këto faktorët që duhen lexuar, duke llogaritur që ende jashtë ishin 5 titullarë, që kur të kthehen do ti japin tjetër staturë skuadrës së Shehit: atë të pretendentit të mirëfilltë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI