Flash

Bild zbulon të ardhmen e Mbappé, 70 milionë euro për 5 sezone: "Është i Real Madrid"

Lapsi.al 25 January 2024
Bild zbulon të ardhmen e Mbappé, 70 milionë euro për 5
Është transferimi më i përfolur i dy viteve të fundit, një lidhje që tashmë duket se kanë vendosur vërtet ta bëjnë. Kylian Mbappé do të luajë për Real Madrid nga sezoni i ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja gjermane Bild, sipas së cilës fenomeni francez ka vendosur të largohet nga PSG në fund të kontratës, më 30 qershor 2024. Detajet e fundit për t'u zgjidhur, në çdo rast jo një çështje e vogël, do të kishte të bënte me pagën, e cila është padyshim e rëndësishme.

AVENTURA NË PARIS ËSHTË NË FUND

I mbërritur në Paris në 2017, pasi u rrit dhe shpërtheu në Monako, Mbappé rrezikon t'i japë fund aventurës së tij te PSG në vitin e shtatë, edhe pse fërkimi me klubin dhe dëshira e tij për një ndryshim ambjenti nuk janë diçka e re, e aq më pak surprizë. 167 gola në 193 ndeshje e lejuan Mbappé të fitonte pesë kampionate, dy Kupa të Ligës, tre Kupa Franceze dhe katër Superkupa. Sidoqoftë, ishin gjithmonë daljet e parakohshme nga Champions League që përfaqësonin një zhgënjim dhe burim kritikash të shpeshta. Lexo më tej:Al-Khelaifi nuk heq dorë, ofertë e çmendur për Mbappé: për rinovimin me PSG ndihmë edhe familjes

PAGESË YJORE TE REAL

Kampioni i Botës 2018 është i gatshëm të ndryshojë ambjent dhe të transferohej në Madrid për pesë sezone. Kontrata, sipas Bild, do t'i lejonte atij të fitonte 70 milionë për 5 sezone. Por vetë paga yjore do të përfaqësonte pengesën e fundit për t'u kapërcyer. Flitet për një bonus shumë të pasur nënshkrimi (mbi 100 milionë) plus të tjera që do të rrisnin më tej pagën e kampionit francez, gjithnjë e më afër Real.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI