Flash

Video/ Guerreiro mban me shpresë Tuchel, sherr mes Bjelica e Sané: Bayern Munich thyen Union mes tensionit

Lapsi.al 24 January 2024
Video/ Guerreiro mban me shpresë Tuchel, sherr mes Bjelica e Sané:

Në rikuperimin e javës së 13-të të Bundesligës, kthehet te fitorja Bayern Munich, që pas dështimit ndaj Werder Bremen triumfoi 1-0 ndaj Union Berlin. Pas një pjese të parë të bllokuar, bavarezët thyen ngërçin dhe morën 3 pikët me golin e Guerreiro në minutën e 46'. Tekniku i Unionit Bjelica u përjashtua nga fusha në minutën e 75' pas një sherri me Sané. Me këto tre pikë, Bayern rikthehet në -4 pas kryesuesve të Leverkusen, me po aq ndeshje të luajtura.

Sukses për Bayern Munich, që mposhti me vështirësi 1-0 Union Berlin në Allianz Arena. Një pjesë e parë mjaft e bllokuar. Bavarezët mbajtën frenat e lojës, por miqtë qëndruan të mbyllur në zonën e tyre pa i lënë hapësirë kundërshtarëve. Skuadra e Tuchel tentoi disa herë nga jashtë zonës. Por goditjet e Kimmich dhe Guerreiro nuk gjetën objektivin. Pak para pjesës së parë, Bayern humbi Upamecano për shkak të dëmtimit. Francezi ishte i detyruar të largohej për t'i lënë vendin (në fillim të pjesës së dytë) debutimit të Dier.

GOL DHE SHERR NË ALLIANZ

Në fillim të pjesës së dytë, vendasit goditën menjëherë. Në minutën e 46', një goditje e fuqishme e Kane u përplas në shtyllë dhe Guerreiro e pati të thjeshtë të bënte rezultatin 1-0. Pas nëntë minutash ishte Harry Kane që dyfishoi epërsinë, por goli i 2-0 u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje të Sané. Anësori gjerman mbeti viktimë në minutën e 75' të një gjesti të keq të trajnerit Bjelica, i cili u përjashtua nga pankina pasi vuri dy herë duart në fytyrën e lojtarit kundërshtar gjatë një rivënie anësore. Shpërtheu një sherr i përgjithshëm, por që u qetësua shpejt. Në fund, kryeqytetasit u përpoqën të gjenin golin e barazimit, por pa ia arritur. Bayern fitoi 1-0 dhe ngjitet në 44 pikë, -4 prapa Leverkusen. Union Berlin mbetet i mbërthyer në 14 pikë, në një vend të pesëmbëdhjetë të rrezikshëm.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI