Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Vllaznia me poker, Teuta me dy gola në tetë minuta: plotësohen çerekfinalistët e Kupës

Lapsi.al 24 January 2024
Vllaznia me poker, Teuta me dy gola në tetë minuta: plotësohen

Vllaznia e Teuta janë dy skuadrat e fundit çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Shkodranët dominuan 4-0 përballë Flamurtarit, duke nzjerrë jashtë kompeticionit skuadrën e fundit të mbetur nga Kategoria e Parë. Durrsakët, në ndeshjen tjetër, me dy gola në tetë minuta në pjesën e dytë eliminuan Skënderbeun.

Vllaznia konfirmon momentin e mirë, me fitoren e gjashtë radhazi mes kampionatit e Kupës. 4-0 kundër Flamurtarit është një tregues se skuadra e Osmanit e ka krijuar tashmë fizionominë e saj, në një sezon që nisi shumë i vështirë. Sidoqoftë, kuqeblutë e gjejnë veten në vendin e tretë në kampionat dhe në cerekfinale të Kupës. Për shkodranët u bë shumë e thjeshtë që në fillim, me tre gola në pjesën e parë me Balajn, Malën dhe Alivodën. Në të dytën ishte Boshnjaku ai që vulosi çdo gjë, duke e mbyllur takimin me “poker”. Kështu Vllaznia, me ndeshjen e pestë nga gjashtë me rrjetë të paprekur, tashmë do të presë shortin për t’u njohur me kundërshtarin e çerekfinales.

Lexo më tej: Kupa e Shqipërisë, Tirana e Partizani në çerekfinale, Dinamo eliminohet në Laç: ja rezultatet

Shenja ringritje të Teutës, që skuadra e Martinit i kishte dhënë në barazimin me Tiranën, në ndeshjen e fundit të kasmpionatit. Durrsakët e vendit të fundit, kanë marrë tashmë një sukses 2-0 në Durrës përballë Skënderbeut, duke e nxjerrë skuadrën e Gvozdenovic nga kompeticioni. Skuadra durrsake ka dominuar takimin e sotëm ndaj korçarëve duke krijuar më shumë raste para portës, e ndihmuar edhe nga fakti që ekipi korçar mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të portierit Alia. Në minutën e 48', në fillimin e pjesës së dytë, Daci zhbllokoi ndeshjen, ndërsa në të 56' 18 vjeçari Arifi mbylli llogarinë me bardhekuqtë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI