Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Video/ Chelsea në finale të League Cup: Blues shënojnë 6 gola, Howson i hoqi Brojës kënaqësinë e golit

Lapsi.al 23 January 2024
Video/ Chelsea në finale të League Cup: Blues shënojnë 6

Chelsea është kualifikuar në finalen e League Cup me zhurmë golash. Pasi humbën ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Middlesbrough 1-0, Blues shëtitën në Stamford Bridge, duke fituar 6-1. I nisur titullar, Armando Broja luajti për 65 minuta pa arritur të shënojë, duke u zëvendësuar nga Gallagher. Tani londinezët do të sfidojnë fituesin e Liverpool-Fulham.

I mundur minimalisht në ndeshjen e parë e bëri që Pochettino të rreshtonte në fushë një pjesë të mirë të titullarëve. Në vijën e parë të sulmit ishte Broja, por shkodrani nuk gjeti në asnjë moment shkëndijën për të thyer një mbrojtje jo të parezistueshme, duke qenë se në 90 minutat në Stamford Bridge pësoi 6 gola. Sidoqoftë në momentin më të mirë të sulmuesit të kombëtares autogoli i Howson në minutën e 15' i hoqi kënaqësin e golit Brojës, por e bëri ndeshjen të thjeshtë për Blues. Me barazimin në total të arritur, Chelsea fundosi goditjen në cerekorëshin e fundit të pjesës së parë. Enzo Fernandez në të 29' dyfishoi rezultatin, ndërsa Disasi bëri tris në të 36' e Palmer bëri poker 3 minuta nga fundi.

Lexo më tejVideo/ Broja, bëri hije në fushë për gjysëm ore: Chelsea humbet gjysëmfinalen e vajtjes në Carabao Cup

Një rezultat mjaftueshëm i sigurtë për të nxjerrë nga binarët Middlesbrough. Skuadra e Michael Carrick nuk mundi të reagonte, madje pësoi golin e pestë të Palmer, që kompletoi dygolëshin personal. Në golin e minutës së 77' Broja e kishte lënë fushën e lojës i zëvendësuar nga Gallagher, që pati minutat për të dhënë asist për Madueke (81') në golin e fundit të Chelsea, por jo të ndeshjes, sepse dy minuta nga fundi Rogers shënoi golin e flamurit për Carrick.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI