Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Djali i Michael Owen në moshën 17 vjeçare është klinikisht i verbër: “Lutem çdo natë që të gjejnë kurë”

Lapsi.al 23 January 2024
Djali i Michael Owen në moshën 17 vjeçare është

Michael Owen ishte i ftuar në Good Morning Britain me djalin e tij James për të folur për sëmundjen e tij të rrallë dhe të pashërueshme. Ish-sulmuesi i Anglisë dhe fitues i Topit të Artë në vitin 2001 e tani një komentator i njohur televiziv, po përjeton një moment të veçantë në jetën e tij. Pak ditë më parë ai tregoi historinë e djalit të tij 17-vjeçar James, i cili vuan nga sindroma Stargardt dhe është cilësuar si “klinikisht i verbër”, në një intervistë për Daily Mail.

Është një sëmundje e retinës që zakonisht shfaqet brenda dy dekadave të para të jetës dhe çon në humbje të rënda të shikimit. James u diagnostikua në moshën tetë vjeç, duke e detyruar atë të hiqte dorë nga ëndrra e tij për t'u bërë një futbollist profesionist. Shikimi i tij u përkeqësua gradualisht gjatë adoleshencës dhe tani situata është gjithnjë e më e ndërlikuar.

LUTJET E ÇDO NATE...

Owen ka rrëfyer në programin televiziv "Good Morning Britain" se ai fle "çdo natë duke u lutur që të gjendet një kurë" për sëmundjen gjenetike të djalit të tij.

Ish-futbollisti tha: "Supozoj se si prind, gruaja ime dhe unë ndoshta jemi ndjerë shumë më keq se James, gjë që tingëllon shumë keq të thuhet. Dëshiron tia largosh të gjithë dhimbjen, të vjen keq për të sa herë që ai hyn në spital dhe merr pika të reja që i pickojnë sytë dhe qan gjithë ditën. Ka qenë shumë e vështire kur kuptuam se kjo ishte një sëmundje e pashërueshme. Jetojmë në epokën e qelizave staminale dhe shkojmë në shtrat cdo natë duke u lutur që të ketë diçka për ta trajtuar, por për momentin është një gjendje që përkeqësohet me kalimin e kohës”.

FUTBOLLI E DOKUMENTARI

James Owen tani luan për një ekip futbolli të verbërish dhe tha se ishte një "lehtësim" të gjeje njerëz të tjerë si ai për të luajtur me të. Ndërkohë, ai po përgatitet të festojë ditëlindjen e tij të 18-të më 6 shkurt.

Michael dhe James Owen kanë njoftuar publikimin e një dokumentari të titulluar "Futbolli është për të gjithë". Ai do të shfaqet premierë më 30 janar në TNT Sports dhe do të thellohet në botën e humbjes së shikimit dhe sporteve. Ata shpresojnë të rrisin ndërgjegjësimin për sëmundjen Stargardt dhe sëmundje të tjera të syve përmes kësaj pune, e cila ofron një vështrim intim dhe frymëzues në kombëtaren e futsal të Anglisë për personat me shikim të dëmtuar, ndërsa përgatiten për Lojërat Botërore IBSA 2023.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI