Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Kupa e Shqipërisë, të mërkurën zbresin në fushë edhe skuadrat e Superiores: ja përplasjet në 1/8 e turneut

Lapsi.al 23 January 2024
Kupa e Shqipërisë, të mërkurën zbresin në

Të tetë takime brenda ditës me ndeshjet do të luhen në dy fasha orare: në orën 13:00 dhe 17:00. Kupa e Shqipërisë 2023/2024 do të rikthehet këtë të mërkurë me ndeshjet e fazës së 1/8-ave. Nuk mungojnë përplasjet interesante, duke qenë se në lojë janë futur edhe ekipet e renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” për sezonin 2022-2023. Të gjitha ndeshjet do të luhen me vetëm një takim dhe skuadrat që do të kualifikohen për në çerekfinale do të vendosen të mërkurën.

Në orën 13:00 do të luhen gjashtë takime. Kryesuesit e Superiores, Egnatia do të përballet me Lushnjen. Ndërsa Partizani në fazën e 1/8-ave do të përballet me Apoloninë. Tirana në këtë fazë ka si kundërshtarë Korabin. Një takim i fortë është edhe një nga dy përplasjet mes skuadrave të Superiores: Laçi – Dinamo. Në të njëjtën orë do të luhen edhe dy sfida të tjera që premtojnë spektakël, Kukësi – Elbasani dhe Erzeni – Bylisi.

Kupa e Shqipërisë do të vazhdojë me dy sfidat e tjera që startojnë në orën 17:00.

Vllaznia do të luajë me Flamurtarin dhe, po në njëjtën orë, do të zhvillohet edhe një tjetër takim shumë i fortë mes dy skuadrave të kampionatit elitar të futbollit, Teuta – Skënderbeu.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI