Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Kupa e Shqipërisë, Tirana e Partizani në çerekfinale, Dinamo eliminohet në Laç: ja rezultatet

Lapsi.al 24 January 2024
Kupa e Shqipërisë, Tirana e Partizani në çerekfinale,

Janë kompletuar 6 ndeshjet e para të 1/8 të Kupës së Shqipërisë, me skuadrat e para tashmë të kualifikuara, në pritje të dy të fundit që do të mësohen pak më vonë. Tirana nuk mund të gabonte dy herë ndaj Korabit, duke e likuiduar 3-0. Fiton me përmbysje 3-1 edhe Partizani, që i gëzohet më shumë se fitores golit të parë të të rikthyerit Skuka. Asnjë problem për Egnatian, e suksesshme 2-0 ndaj Lushnjes, ndërsa Laçi nxjerr nga kompeticioni Dinamon, që dënohet nga blerja më e rëndësishme e janarit, Janku që shënoi autogol. Kualifikohet edhe Erzeni e Kukësi, që mposhtin dy pretendentët për tu ngjitur në Superiore nga Kategoria e Parë.

KALOJNË PA PROBLEME FAVORITËT

Tirana hakmerret me Korabin, që në 2020-ën e eliminuan në mënyrë të bujshme në Kupë. Këtë herë Ahmataj nuk donte surpriza dhe bardheblutë rrëmbyen një 3-0 pa vuajtje ndaj Korabit duke pritur tashmë kundërshtarin e turit çerekfinal. Golin e parë për bardheblutë e shënoi mbrojtësi Bruno Lulaj në minutën e 28-të, 11 minuta më pas është radha e Liridon Latifit që shënon dhe dyfishon shifrat dhe 45 minutat e para mbyllen me rezultatin 2-0 për Tiranën. Pjesa e dytë nisi sërish me golin e Hoxhallarit që trefishoi rezultatin duke mbyllur historinë e ndeshjes.

Partizani u tremb disi në golin e portierit Harizi, por rikuperuan, përmbysën dhe për më tepër shijojnë atë cfarë mund të bëjë Skuka, në golin e parë pas rikthimit i kuq. Të parët që kaluan në avantazh ishin fierakët me golin e portierit Harizaj me penallti. Skuka sidoqoftë nuk i lejoi festime të gjatë, sepse barazoi me një goditje me të djathtën. Hadroj pastaj kompletoi përmbysjen në minutën e 65′ me penalltinën e dytë të ndeshjes. Sfida u vulos në minutën e 87′ nga Mensah.

Asnjë problem për Egnatian, që mposhti 2-0 Lushnjen, duke arritur në çerekfinale të Kupës. Për rrogozhinasit zhbllokoi ndeshjen Fernando në minutën e 45' dhe siguroi rezultatin Gjata në minutën e 83'.

Lexo më tej: Kupa e Shqipërisë, të mërkurën zbresin në fushë edhe skuadrat e Superiores: ja përplasjet në 1/8 e turneut

Dinamo fluturon nga Kupa e Shqipërisë të mundur me rezultatin 1-0 në Laç. Kurbinasit falë autogolit të mbrojtësit të ri të bluve Stivjan Janku, shkojnë në çerekfinalen e Kupës. Kukësi ia del të kualifikohet in-extremis, me golin e Rashitit, që fundos Elbasanin. Erzeni vazhdon në Kupë pas fitores 2-1 ndaj Bylisit. Kahrimanovic zhbllokoi ndeshjen në minutën e 23; me penallti, Mihana siguroi rezultatin 5 minuta më pas, duke e bërë të kotë golin e nderit të Kibe në të 75'

REZULTATET

Partizani - Apolonia 3-1

57′ Skuka, 65′ Hadroj (P), 87′ Mensah/ 55′ Harizaj

Tirana -Korabi 3-0

Lulaj 28′, Latifi 39′, Hoxhallari 47′

Laçi - Dinamo 1-0

53′ Janku (auto)

Egnatia - Lushnja 2-0

Fernando 45′, Gjata 83′

Erzeni - Bylis 2-1

Kahrimanoviç 23′ (11-m), Mihana 28’/ Kibe 75′

Kukësi – Elbasani 1-0

Rashiti 90′

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI